Republika e Panamasë
R. SH. - Panama
Republika e Panamasë
Vend i Amerikës Qendrore me dalje në Detin e Antileve në veri; në Oqeanin paqësor, në jug, në lindje kufizohet me Kolumbinë; në perëndim, me Kosta Rikan. Ndodhet mbi istmin, që lidh Amerikën Qendrore me Amerikën Jugore, ndarë përmes nga Kanali i Panamasë, një nga udhët detare më të rëndësishme në botë. Peisazhi është i larmishëm: me më se një mijë ishuj në brigjet e Karaibeve e të Paqësorit, me pyje tropikale, male e rrafshnalta.
Kryeqyteti………………… ………...Panama
Sipërfaqja:………………….... 1.783. 278 km2
Popullsia (mijë)………..4. 098.000 banorë
Dendësia …………………....54 banorë/km2
Gjuha ……………………………..spanjolle
Grupet etnike: metisë (65%), të lindur amerikanë (12,3%), të zinj (9.2%) mulatë (6,8%), të bardhë(89%).
Feja: katolikë ( 89%), të tjerë (11%)..
Njësia monetare: balboa (1.00 Eur=1,1284 PAB).
Forma e qeverisjes: Republikë presidenciale
Panamaja është anëtare e Organizatave ndërkombëtare OAS (Organizata e Shteteve Amerikane); OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara); WTO (Organizata Botërore e Tregtisë).
Republika e Panamasë fitoi pavarësinë më 3 nëntor 1903, kur u nda nga Kolumbia, me mbështetjen e SHBA-ve, që kështu fituan sovranitetin mbi një territor prej 8 km. Mbi këtë territor, në vitin 1914, përuruan kanalin me të njëjtin emër, që lidh Atlantikun me Paqësorin, për përdorim të përhershëm, duke e shkëmbyer me një shumë prej 10 milionë dollarësh dhe një rentë vjetore (Traktati Hay-BuanuVarilla). Traktati u bë shkak për një konflikt diplomatik ndërmjet dy vendeve, që u zgjidh në vitin 1977, me nënshkrimin e një traktati të ri, i cili parashikonte marrjen e plotë në dorëzim të Kanalit nga pala panameze dhe evakuimin amerikan brenda vitit 2000(Traktati Torrijos-Carter). SHBA-të e mbajtën gjatë kontrollin mbi vendin, duke ndërhyrë edhe ushtarakisht në jetën e tij politike. Në vitin 2000, siç parashikohej në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 1977 nga qeveria panameze dhe ajo amerikane, kanali ndëroqeanik kaloi nën administrimin panamez. Kalimi i krijoi vendit mundësinë e shfrytëzimit të këtij burimi të pasur të ardhurash. Por, ndërkaq, i ndërpreu financimin vjetor prej 300 milionë dollarësh.
Ekonomia e vendit bazohet kryesisht mbi praninë e Kanalit, pozita gjeografike e të cilit i jep një rol të jashtëzakonshëm në tregtinë detare ndërmjet Oqeanit Atlantik e atij Paqësor. Përveç veprimtarive të tregtisë, të shumta janë edhe fitimet me burim nga flota tregtare, që zë vendin e parë në botë. Në të vërtetë, përbëhet më shumë nga anije të huaja, sesa vendase, ndonëse lundrojnë me flamurin Panamez e shkruhen në regjistrin detar të Panamasë, për shkak të kushteve lehtësuese të regjistrimit dhe ligjit më fleksibël. Ekonominë e vendit e ndihmon ndjeshëm veprimtaria e zonës së portit të Colon, themeluar që më 1948 e fuqizuar edhe më shumë kohët e fundit.