Shenjtorët e javës 11 - 18 nëntor
R.SH. - Vatikan
E diel 11 nëntor, Kisha katolike kremton të dielën e 32-të gjatë vitit kishtare e, po, gjithnjë mё 11 nёntor, kalendari kujton shёn Martinin, ipeshkëv i Turit e shën Bartolomeun, abat i Grotaferratës. Liturgjia e kësaj dite na kujton se kush jeton për Zotin, dhuron gjithnjë me duar plot e nuk mbetet kurrë i zhgënjyer.
Tё hёnёn më 12 nëntor, kalendari kishtar kujton shën Jozafatin, ipeshkëv e martir e shën Diegon, laik françeskan.
Të martën më 13 nëntor, kalendari kishtar përkujton kalendari kishtar kujton shën Nikollën I papë e shën Agostina Pietrantonin, virgjër.
Të mërkurën më 14 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Serapionin, ipeshkëv i Aleksandrisë.
Të enjten më 15 nëntor, kalendari përkujton shën Albertin e madh, ipeshkëv e doktor të kishës dhe ahën Jozef Pinjatelin, meshtar jezuit.
Të premten më 16 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Margeritën e Skocisë e shën Gjeltruden, virgjër benediktine.
Të shtunën më 17 nëntor, kalendari kujton shën Elizabetën e Hungarisë, terciare françeskane.
Të dielën e ardhshme më 18 nëntor, Kisha katolike do të kremtohë të Dielën e 33-të gjatë vitit kishtar liturgjik, e gjithnjë më 18 nёntorkalendari kujton përvjetorin e Shugurimit të Bazilikës vatikanase (1626) e të Bazilikës ostiense (1854) në Romë. Liturgjia e kësaj së diele evokon ardhjen e mbrame të Zotit Jezus, që është në qendër të rrëfimit të fesë në Besojmë: “ E përsëri do të vijë, për të gjykuar të gjallët e të vdekurit, e mbretëria e tij nuk do ketë mbarim”. Pritja e ardhjes së Zotit paraqitet nga fragmenti Ungjillor i kësaj së diele si plotësim i projektit të tij të shpëtimit e këndej si çlirim nga i keqi dhe vdekja e përjetshme. Kjo shpresë e ardhshme, për të krishterin, domethënë se duhet të kontribuojë për shndërrimin e të sotmes në drejtim të Mbretërisë së Hyjit.