Democrats Take Control Of House, And Republicans Keep Majority In Senate In Midterm Elections Democrats Take Control Of House, And Republicans Keep Majority In Senate In Midterm Elections 

SHBA: Demokratët fitojnë Dhomën, Senati u mbetet Republikanëve

SHBA: Demokratët fitojnë Dhomën, Senati u mbetet Republikanëve

R.SH. - Vatikan

Nё zgjedhjet e mesit të mandatit, që konsideroheshin si njё “referendum” për presidentin në detyrë, Donald Trump, nuk pati valë tё madhe tё demokratёve, por shumica në Dhomën e Përfaqësuesve do të jetë blu.

Nё kёto zgjedhje kanë fituar gratë, afrikano-amerikanët, të rinjtë, latinët. Në Kongres për herë të parë hyjnё dy gra myslimane: Rashida Tlaib, 42 vjeçare, emigrante nga Palestina, që fiton në Miçigan dhe Ilhan Omar, 36 vjeçe, me origjinë somaleze, u zgjodh në Minesota. Demokratja Sharice Davids, në Kansas ёshtё gruaja e parë vendase-amerikane qё hyn në Kongres.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Presidenti Trump i ka thirrur drejtuesit e kongresit, republikanët dhe demokratët. Në Senat foli me udhëheqësin e shumicës republikane Mitch McConnell dhe me udhëheqësin e pakicës, Chuck Schumer. Ndërsa në Dhomёn e Kuvendit me kryetarin që po largohet, republikanin Paul Ryan i cili nuk ёshtё kandiduar nё zgjedhjet e djeshme, dhe udhëheqësi  e pakicës, Nancy Pelosi,  e cila është e destinuar të kthehej në udhëheqjen e Dhomës. Nancy Pelosi premton se shumica demokratike do të rivendosë rolin e "kontrollit dhe tё drejtpeshimit" në veprimtarinë e Shtëpisë së Bardhë, por gjithsesi do të përpiqet të vazhdojë një politikë bipartisane.

Një votë edhe për rinovimin e guvernatorëve

Nё zgjedhje u votua gjithashtu edhe për zgjedhjen e guvernatorëve tё 36 shteteve. Guvernatori i ri i Kalifornisë, shtetit më tё pasur dhe më tё fuqishëm amerikan ёshtë demokrati Gavin Newsom. Ndërsa në Florida, republikani Ron DeSantis, një aleat i ngushtë i Donald Trump, i cili e fitoi garën e guvernatorit, duke mposhtur rivalin e tij afrikano-amerikan Andrew Gillum, për të cilin e bëri fushatën edhe ish-Presidenti Barak Obama.

Kёshtu, me pak fjalё, fitoi partia e shumicës së heshtur, ajo që në muajt e fundit ka dalur në rrugë, ka trokitur në dyert e fqinjëve dhe tё miqve dhe i ka bindur të votojë rreth 36 milionë njerëz nё election day (ditën e zgjedhjeve). Shifra që nuk janë parë kurrë në zgjedhjet Midterm. Në zgjedhjet e fundit presidenciale, patën votuar vetëm 27 milion.

07 nëntor 2018, 17:08