Opera e Vivaldit kushtuar Gjergj Kastriotit Skenderbeut ne Prishtine Opera e Vivaldit kushtuar Gjergj Kastriotit Skenderbeut ne Prishtine 

Figura e Gjergj Kastriotit në veprat e kompozitorëve si Vivaldi

Kosova, Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit, 550 vjetorin e përjetësisë, e ka shënuar me shumë aktivitete të ndryshme, të mëdha e të vogla, pothuajse nga të gjitha fushat e jetës, në fshatra e qytete të vendit, e me theks të veçantë në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, e të cilat po përmbyllen me përfundimin e vitit.

R.SH. - Vatikan

Në kuadrin e kremtimit të Vitit Jubilar të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, të shtunën e kaluar, 24 nëntor, në Katedralen “Shenjta Nënë Tereza”, në Prishtinë u shfaq, për herë të parë, opera “Skanderbeg” e kompozitorit të njohur italian Antonio Vivaldi. Gjithnjë në kuadrin e Vitit Jubilar kushtuar Gjergj Kastriotit, sonte me 26 nëntor, në Prishtinë, nga Filarmonia e Kosovës, do të ekzekutohet vepra e Fahri Beqirit, poema dramatike "Skenderbeu", të cilën e kompozoi para 50 vjetëve me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar. Po më hollësisht nga Prishtine të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt.....

Opera “Skanderbeg” e Vivaldit pas 300 vjetësh në Kosovë

Opera “Skanderbeg” e Vivaldit pas 300 vjetësh në Kosovë

Kosova, Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit, 550 vjetorin e përjetësisë,  e ka shënuar me shumë aktivitete të ndryshme, të mëdha e të vogla, pothuajse nga të gjitha fushat e jetës, në fshatra e qytete të vendit, e me theks të veçantë në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, e të cilat po përmbyllen me përfundimin e vitit.

Ne mbrëmjen e së shtunës së kaluar, 24 nëntor, në kishën katedrale “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë u përformua për herë të parë opera “Skanderbeg” e kompozitorit të njohur italian Antonio Vivaldi. Kosovës pra iu desh të pres 300 vjet për ta përjetuar këtë vepër artistike kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit. Kjo vepër operistike ishte ven në skenë për herë të parë me 22 qershor të vitit 1718 në  Firence të Italisë.

Por, ti kthehemi ngjarjes ne vend. Ne katedralen e Prishtinës, rreth Nene Terezës, u bashkuan me shume se 800 pjesëmarrës te cilët dhanë mjetet e tyre për bamirësi dhe për tu kënaqur me nje interpretim te jashtëzakonshëm  te kësaj vepre artistike nga ansambli barok “Aurata Fonte” Itali, me muzike te Antonio Vivaldit e me libretto, Antonio Salvi.

Ne këtë ngjarje madhështore morën pjese edhe Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës, imzot Lush Gjergji, e meshtarë tjerë e motra, pastaj kryeministri, Ramush Haradinaj dhe autoritete tjera te vendit. “Opera “Skanderbeg” e shfaqur para 300 vjetësh, kjo  kryevepër operistike kushtuar Gjergj Kastriotit, vazhdon te na frymëzojë edhe sot, ne 550 vjetorin e kalimit te tij ne amshim. Gjergj Kastrioti është nyje e unitetit e lidhjes tone me Evropën, ndërsa roli dhe vizioni i Kryeheroit të shqiptareve ne rrënjosjen e idesë properëndimore, mbetet fuqi prijëse e synimeve tona kombëtare, ka shkruar ne facebook, kryeministri Haradainaj.

Ne kuadër te këtij Viti Jubilar, sonte me 26 nëntor, ne Prishtine, jepet premiera e Filharmonise se Kosovës, institucionit me te larte muzikor, ku ne mesin e veprave qe ekzekutohen është edhe vepra e Fahri Beqirit, Poema dramatike "Skenderbeu", te cilën e ka kompozuar para 50 vjetëve me rastin e 500 vjetorit te vdekjes se heroit tone kombëtar.

Ndërkaq, te martën Dioqeza Prizren-Prishtine, ne nje Akademi solemne do te beje zbulimin e pikturës se restauruar te Gjergj Kastriotite cila gjendet brenda kishës katedrale “Zoja Ndihmëtare” ne Prizren. Sipas  revistës drita.info, akademia solemne do te mbahet te martën dhe pritet te marrin pjese autoritete shtetërore, diplomatike, kulturore dhe fetare. Ngjarja zhvillohet me 27 nëntor 2018, ne orën 17,00, e do te begatohet edhe me një program artistik.

Me sa duket ne Kosove Viti i Gjergj Kastriotit do te përmbyllet me veprën e njohur te autorit anglez Thomas Whincop, e shkruar ne vitin 1747 me titull: "Skenderbeu ose Dashuria dhe Liria". Kjo vepër, e transformuar dhe e përshtatur për kohen e sotme nga regjisori Fadil Hysaj do te interpretohet nga aktoret e Teatrit Kombetar te Kosoves. Kjo premiere do te shfaqet per publikun pikërisht ne mbrëmjen e 24 dhjetorit, e cila  edhe konsiderohet përmbyllje e Vitit Mbarëkombëtar kushtuar 550 vjetorit te përjetësisë se Atletit te Krishtit, heroit tone kombëtar Gjergj Kastriotit.

26 nëntor 2018, 14:30