Tërmeti në Haiti Tërmeti në Haiti 

Haiti: së paku 15 viktima nga një tërmet i ri

Pas atij të 2010-ës, që shkaktoi 300 mijë viktima, një tërmet i ri godet pjesën veriperëndimore të ishullit të Haitit.

R.SH. - Vatikan

Një tërmet prej 5,9 ballësh goditi Haitin në natën ndërmjet së dielës e të hënës, duke shkaktuar së paku 15 të vdekur e më se 300 të plagosur. Epiqendra e tërmetit ndodhet në det, rreth 15 kilometra larg nga qyteti i Port-De-Paix, në pjesën veriperëndimore të ishullit, por lëkundjet u ndjenë deri në kryeqytetin Port-au-Prince dhe në Kubë. Mijëra vetë kanë mbetur pa shtëpi në një zonë të gjerë, e cila jeton në mjerim, që nga tërmeti i mëparshëm, i vitit 2010, kur numri i viktimave arriti në më se 300 mijë vetë.

09 tetor 2018, 14:20