Don Martin Michalíček, sekretar i ri i Përgjithshëm i CCEE
Dom Martin Michalíček u zgjodh Sekretari i ri i Përgjithshëm i Këshillit të Konferencave Ipeshkëvnore të Evropës (CCEE), nga Presidentët e Konferencave Ipeshkëvnore të Evropës.
R.SH. - Vatikan
Dom Martin Michalíček është Sekretari i ri i Përgjithshëm i Këshillit të Konferencave Ipeshkëvnore të Evropës (CCEE). Meshtari sllovak u zgjodh për një mandat pesëvjeçar (me efekt të menjëhershëm), sot paradite, nga Presidentët e Konferencave Ipeshkëvnore të Evropës, të mbledhur në Poznań (13-16) për Asamblenë e tyre vjetore plenare. Don Martin Michalíček zëvendëson, kështu, Mons Duarte da Cunha.
14 shtator 2018, 17:38