Kënaqësi në Evropë për marrëveshjen mbi emrin e Maqedonisë
R.SH. - Vatikan
“Urime nga zemra kryeministrave Tsipras dhe Zaev”, shkruan në Twitter, kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, duke shtuar: “vazhdoj të shpresoj për ju. Keni bërë të mundur të pamundurën”. Fjalët e Donald Tusk i referohen faktit se marrëveshja duhet ta ratifikohet nga parlamenti grek dhe ai maqedonas, ndërsa në Shkup, do të ketë një referendum mbi këtë çështje, në vjeshtë.
“Marrëveshja ndërmjet Athinës dhe Shkupit është sukses historik dhe akt i madh guximtar, në të mirën e të dyja palëve, të krejt rajonit e të gjithë Evropës”, lexohet në komunikatën e nënshkruar nga Përfaqësesja e Lartë për punët e jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini dhe, nga eurokomisari për zgjerimin, Johannes Hahn. “Procesi i negociatave, nën udhëheqjen e OKB-së, me mbështetjen e fuqishme të BE-së, është prova e qartë e forcës së dialogut për gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme për të gjithë, edhe në rastet më të vështira”. “Presim që brenda qershorit, Këshilli i Evropës të miratojë rekomandimet tona për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë, si shenjë e zbatimit të plotë të marrëveshjes”. Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pohoi: “Sapo të përfundojë, marrëveshja do ta vendosë Shkupin në udhën drejt integrimit në NATO”.