Takimi BE-Ballkani Perëndimor në Sofie Takimi BE-Ballkani Perëndimor në Sofie 

BE-Ballkan Perëndimor: programi i përparësive të Sofies

Perspektivë evropiane dhe reforma. Këto, pikat kryesore të dokumentit, që u nënshkrua sot në Sofie të Bullgarisë, nga krerët e shtetit e të qeverisë së Bashkimit Evropian dhe të atyre të Ballkanit Perëndimor.

R.SH. - Vatikan

Brukseli e konsideron pozitiv “impenjimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për primatin e demokracisë e të shtetit të së drejtës, në veçanti për luftën kundër korrupsionit dhe kriminilatitetit të organizuar, për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të të drejtave të pakicave”, duke pohuar kështu, mbështetjen për “perspektivën evropiane” të tyre. Kështu lexohet në Deklaratën e Sofies, dokument, që u nënshkrua sot në Bullgari, nga krerët e shtetit e të qeverisë së Bashkimit Evropian dhe të atyre të Ballkanit Perëndimor.

         Mbledhja e Sofies u përqendrua në temat e integrimit, të investimeve dhe të bashkëpunimit, pa hyrë në hollësirat konkrete të integrimit. Bashkimi Evropian u impenjua para Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, të shtojë ndihmat sidomos në sektorin energjitik dhe në ndërtimin e rrjetit rrugor, si autostrada blu edhe autostrada për paqen (Nish-Prishtinë). Aspekte të tjera kanë të bëjnë me pikat kufitare, me strategjinë e re hekurudhore, me agjendën dixhitale, si edhe me procesin e pajtimit e të fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor.

Photogallery

Takimi BE-Ballkani Perëndimor
17 maj 2018, 17:37