Kërko

Pentecoste, discesa dello Spirito Santo sugli apostoli e Madonna, lingue di fuoco, colomba Pentecoste, discesa dello Spirito Santo sugli apostoli e Madonna, lingue di fuoco, colomba

Kisha na fton t’i afrohemi festës së Rrëshajëve në bashkim me Virgjërën Mari

Pas festës të të Shëlbuemit, Kisha përgatitet për solemnitetin e madh të Rrëshajëve, që do të kremtohet këtë të diele e na fton të gjithëve të mblidhemi në uratë, siç patën bërë Apostujt, e të lutemi për ndikimin e Shpirtit Shenjt, në bashkim shpirtëror me Virgjërën Mari, të cilës i kërkojmë që, me ndërmjetësinë e saj, të na nxjerrë hirin e Rrëshajëve të reja. Të bashkohemi shpirtërisht shpirtërisht me Virgjërën Mari, ndërsa përgatitemi shpirtërisht për këtë festë e takim me Shpirtin Shenjt Zot

R.SH. / Vatikan

Pas festës të të Shëlbuemit, që kremtuam të dielën që kaloi, Kisha katolike romake përgatitet për solemnitetin e madh të Rrëshajëve,  festën e dikimit të Shpirtit Shenjt Zot mbi Apostuj, që do të kremtohet këtë të diele që po vjen. Kështu, Kisha, pra, na fton të gjithëve, si besimtarë, të mblidhemi në uratë, siç patën bërë Apostujt, e të lutemi për dikimin e Shpirtit Shenjt, në bashkim shpirtëror me Virgjërën Mari, së cilës i kërkojmë që, me ndërmjetësinë e saj, të na nxjerrë hirin e Rrëshajëve të reja. Pra, Kisha na fton të bashkohemi shpirtërisht me Virgjërën Mari, ndërsa përgatitemi shpirtërisht për këtë festë e takim me Shpirtin Shenjt Zot.

Apostujt, pas të Ngjiturit të Krishtit në Qiell, për një çast do të jenë shastisur e ndoshta-ndoshta edhe do të jenë trembur. E Jezusi u pat thënë atyre: “Unë po ju dërgoj në mbarë botën. Shkoni e predikojani Ungjillin të gjitha krijesave”. E në të çast apostujt do të kenë pyetur vetveten: “E si mund të shkojmë në gjithë botën, kështu siç është bota, e ta kumtojmë Ungjillin, që duket krejt në kundërshtim me atë çka bota mendon ? Si mund të shkojmë e të themi: “Lum të varfrit”, kur të gjithë s’kërkojnë tjetër, veçse të bëhen të pasur? Po si mund të shkojmë e të themi: “Lum të butët”, kur të gjithë duan të sundojnë mbi të tjerët? E si mund të shkojmë e t’i themi njerëzve “Lum ata që e kanë zemrën e pastër”, kur jemi të sigurt se do të tallen me ne?

Po ne besojmë se në atë çast do të ketë ndërhyrë Zoja e Bekuar e do t’u ketë thënë Apostujve: “Pse keni frikë? A e harruat atë që ju tha Jezusi? Ju tha që para se të niseni, duhet të shkoni në Jerusalem e të mos lëvizni nga Jerusalemi, para se të përmbushet premtimi; premtimi që ju bëri: “Do të jeni përplot me Shpirtin Shenjt”. Ata atëherë u mblodhën në lutje e shën Luka ungjilltar në ‘Veprat e Apostujve’ tregon se: “ Ishin një zemre e një zëri me Marinë”. Kjo është fotografia e Kishës. Apostujt ishin një zemre: atëherë krenaria ishte zbehur, për t’ia lëshuar vendin lutjes. E ishin së bashku me Marinë Virgjër, gruan që edukon në fe: e erdhën Rrëshajët, erdhi Shpirti Shenjt. Mund të themi, pra, se Rrëshajët janë parakusht i apostullimit.

Kisha e ka për detyrë të shkojë si misionare në botë, ajo e ka për detyrë të shkojë, ashtu si e ka për detyrë të ndalet në Jerusalem: “Prisni – pat thënë Jezusi: Prisni, derisa të përmbushet premtimi”: këtë u kujtoi Zoja e Bekuar Apostujve e këtë na kujton Kisha sot ne me rastin e festës së Rrëshajëve. Duhet të hyjmë vazhdimisht në Çenakull e të dalim prej andej vetëm atëherë, kur të mbushemi përplot me Shpirtin Shenjt Zot. Në se nuk do ta kemi forcën e Shpirtit Shenjt, s’jemi tjetër, veçse përsëritës të Ungjillit, por jo dëshmitarë të Ungjillit.

14 maj 2024, 14:53