Kërko

Më 15 maj kalendari kujton Shën Izidorin, bujk, laik

Nga kujdesi për tokën tek dashuria për më të varfërit. Shën Izidorin, bujk lindi në Madrid më 1070 dhe u largua nga shtëpia shumë i ri, për të punuar si bujk. Falë punës së tij, fushat, që deri atëherë prodhonin pak, u bënë shumë pjellore. Merrte pjesë në Meshë çdo ditë dhe i kushtonte aq shumë kohë lutjes, saqë disa nga bashkëpunëtorët e paditën se i hiqte kohën punës, por Izidori punonte më shumë se të tjerët dhe kur lutej. Asnjë i varfër nuk u largua nga shtëpia e tij pa një lëmoshë e ndihmë

R.SH. / Vatikan

Më 15 maj kalendari kishtar përkujton Shën Izidorin, bujk, laik, i cili me jetën e tij na mëson se përkushtimi i përditshëm në punë jep fryte shprese.

Izidori u lind në Madrid rreth vitit 1070 dhe u largua nga shtëpia shumë i ri, për të punuar si bujk. Falë punës së tij, fushat, që deri atëherë prodhonin pak, u bënë shumë pjellore. Merrte pjesë në Meshë çdo ditë dhe i kushtonte aq shumë kohë lutjes, saqë disa nga bashkëpunëtorët e paditën se i hiqte kohën punës.

Gjatë ditës së punës Izidori ndalej për t'iu lutur Zotit, duke shkaktuar zemërimin e kolegëve dhe tё pronarit të tij. Por Izidori punonte më shumë se të tjerët dhe kur lutej, gjatë lërimit tё fushёs, në vend të tij punonin engjëjt me parmendë dhe me qetë. Pasi fitoi besimin e tё zotit, Izidori sjellte më shumë para në shtëpi dhe së bashku me gruan e tij Marinё ua ndante të gjitha të varfërve.

Kur Madridin e pushtuan Almoravidët, u zhvendos në Torrelaguna, ku u martua me një grua me emrin Mari. Familja e Izidorit dhe e Marisë ishte strehë e sigurt për të varfrit. Asnjë i varfër nuk u largua nga shtëpia e tij pa një lëmoshë. Vdiq më 15 maj 1130 dhe trupi i tij ruhet në Kishën e Shën Andreut në Madrid.

15 maj 2024, 09:53