Kërko

Papa nënshkruan dokumentin përfundimtar të Samitit për të Drejtat e Fëmijëve

Apel nga liderët botërorë: ‘më shumë përgjegjësi’ për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve. Në Deklaratën Përfundimtare të Samitit Botëror për të Drejtat e Fëmijëve, që u mbajt në Vatikan, thuhet se: 'Të drejtat e fëmijëve ende shkelen gjerësisht. Fëmijët duhet të mbrohen gjithashtu edhe në shoqëritë më të pasura. Indiferenca nuk mund të bëhet normë. Fenomeni i fëmijëve pa mbrojtje është alarmant.

R.SH. / Vatikan

"Kombet duhet të marrin më shumë përgjegjësi, kemi nevojë për një angazhim global për mbrojtjen e fëmijëve". Samiti ndërkombëtar kushtuar të drejtave të fëmijëve në Vatikan u përmblodh në disa pika në një dokument prej 8 pikësh të nënshkruar nga pjesëmarrësit duke filluar nga Papa. "Indiferenca - vunë në dukje udhëheqësit - nuk mund të bëhet normë. Fenomeni i fëmijëve pa mbrojtje është alarmant'.

Një nxitje apostolike, një letër, një dokument kushtuar fëmijëve. Papa Françesku e premton këtë në fund të samitit me temë “T’i duam dhe t'i mbrojmë” kushtuar të miturve. Një ditë shumë intensive ajo e djeshme në Vatikan me dhjetëra pjesëmarrës të nivelit të lartë nga e gjithë bota për të folur për të drejtat e të vegjëlve. Mbi 50 ndërhyrje për shtatë tema të ndryshme, denoncuan abuzimet dhe për të propozuan secili, duke u nisur nga aftësitë e veta, një të ardhme më të mirë për fëmijët, për brezat e rinj. E drejta e fmijëve për të jetuar pa luftëra, me një familje, e drejta për kohë të lirë dhe për t'u shkëputur nga bota virtuale. E drejta për ushqim, për shkollë, për sport. Fëmijët të mbrohet që të mos abuzohen, të mos punojnë, të mos emigrojnë, të mbrohen nga tmerret që shkaktojnë, çdo ditë, të rriturit.

Në Deklaratën Përfundimtare të Samitit Botëror për të Drejtat e Fëmijëve që u mbajt në Vatikan thuhet se: 'Të drejtat e fëmijëve ende shkelen gjerësisht. Fëmijët duhet të mbrohen gjithashtu edhe në shoqëritë më të pasura. Indiferenca nuk mund të bëhet normë. Fenomeni i fëmijëve pa mbrojtje është alarmant. Kombet duhet të marrin më shumë përgjegjësi. Sot nevojitet, madje është i domosdoshëm një angazhim global për mbrojtjen e fëmijëve. Paqja fillon me fëmijët dhe mbrojtjen e tyre. Nxitja Apostolike për të Drejtat e Fëmijëve'. Dokumenti u nënshkrua nga Papa dhe udhëheqësit e pranishëm.

Papa njoftoi dje për një Nxitje të re Apostolike për të drejtat e fëmijëve. Në burimet e magjisterit papnor, ky lloj dokumenti ka më pak “vlerë” sesa një Enciklikë. Por Kisha nuk duhet të përsërisë mësimin e doktrinës për këtë, sepse ajo që nevojitet sot është pikërisht një nxitje për ndërgjegjen tonë. Këto janë ato që duhen zgjuar dhe pastruar: ndërgjegjet e pushtetarëve dhe të secilit prej nesh, që të mos jemi kurrë spektatorë të thjeshtë të jetës.

04 shkurt 2025, 10:59