Kërko

Bangkok: ngushëllimet e Papës për viktimat e aksidentit të autobusit shkollor

Françesku, në një telegram të nënshkruar nga Sekretariati i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Parolin, tha se është thellësisht i pikëlluar nga lajmi i vdekjes, ditët e fundit, të 22 nxënësve dhe 3 mësuesve nga zjarri i autobusit shkollor në periferi të kryeqytetit tajlandez. Papa lutet për viktimat, familjet e pikëlluara dhe për ata "që po vuajnë pasojat e kësaj tragjedie"

R.SH. / Vatikan

Në një telegram ngushëllimi, të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro Parolin, Papa Françesku thotë se është "thellësisht i pikëlluar" nga lajmi i vdekjes së studentëve dhe mësuesve të tyre, pas aksidentit të një autobusi shkolle që ka ndodhur ditët e fundit jashtë qytetit të Bangkok, kryeqytetit të Tajlandës. Numri dramatik i të vdekurve nga zjarri që goditi automjetin është 22 fëmijë dhe tre mësues.

Papa, lexojmë në telegram, “lutet për të gjithë ata që po vuajnë pasojat e kësaj tragjedie, në veçanti për familjet e viktimave dhe ia beson shpirtrat e të ndjerëve mëshirës e dashurisë së të Plotfuqishmit Zot”. Së fundi, Ati i Shenjtë kërkon bekimin e Zotit për t'i dhënë të gjithëve "forcë, paqe dhe ngushëllim".

Në bordin e autobusit ishin 38 studentë - përfshirë fëmijë të kopshtit e adoleshentë - dhe gjashtë mësues nga shkolla Wat Khao Praya Sangkharam në distriktin Lan Sak, në provincën Uthai Thani. 19 persona u shpëtuan dhe u shtruan në spitale të ndryshme. Janë hapur hetimet për shkaqet e kësaj aksidenti. Hipoteza e parë është se zjarri ka ndodhur nga shpërthimi i një gome.

05 tetor 2024, 17:02