Kërko

Një hap përpara në traktatin mbi pronësinë intelektuale

Kryeipeshkvi imzot Balestrero, Vëzhgues i Vatikanit pramë Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare në Gjenevë, foli në takimin e 65-të të asambleve të shteteve anëtare të WIPO-së mbi miratimin, majin e kaluar, të Traktatit të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale

R.SH. / Vatikan

Një "sukses për multilateralizmin" dhe një "hap i rëndësishëm përpara në përpjekjet kolektive për të zhvilluar një sistem dinamik dhe largpamës të pronësisë intelektuale, Kryeipeshkvi Ettore Balestrero, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë", e përcaktoi kështu miratimin, në fund të majit, të Traktatit të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (Wipo - World Intellectual Property Organization) për pronësinë intelektuale, burimet gjenetike dhe njohuritë tradicionale të lidhura. Mbi këtë argument u diskutua dje, më 9 korrik, në një takim të nivelit të lartë pranë së njëjtës agjenci të OKB-së, në të cilën foli Nunci Apostolik Balestrero si përfaqësues i Selisë së Shenjtë.

Pjesëmarrja e popujve autoktonë

Fakti që dokumenti trajton "pjesëmarrjen e popujve indigjenë dhe komuniteteve lokale" në një mënyrë që është e ndjeshme ndaj konteksteve specifike "kulturore dhe ligjore" në të cilat ata jetojnë, u prit mirë, nënvizoi nunci apostolik. Më tej, u ripohua se dinjiteti njerëzor "i dhënë nga Zoti" është "themeli i bashkëjetesës sonë"; prandaj, ajo duhet të mbetet "baza thelbësore" mbi të cilën duhet të ndërtohet marrëveshja. Në këtë drejtim, tha Imzot Balestrero, Selia e Shenjtë ka vënë në dukje me vlerësim "përjashtimin e burimeve gjenetike njerëzore nga fusha e zbatimit të Traktatit".

Selia e Shenjtë - tha Imzot Balestrero - është e mendimit se ky përparim i rëndësishëm në terren do të kontribuojë në lehtësimin e rigjallërimit të negociatave mbi njohuritë tradicionale dhe shprehjet tradicionale kulturore, duke çuar përfundimisht në një rezultat të favorshëm në Konferencën e ardhshme diplomatike për përfundimin dhe miratimin e një Traktati mbi Ligjin e Dizajnit dhe modeleve (DLT)".

E mira e përbashkët

Prandaj, Selia e Shenjtë siguron se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Wipo-n për të "promovuar një dialog konstruktiv" me synimin për të avancuar sistemin e pronësisë intelektuale dhe për rrjedhojë "të mirën e përbashkët të njerëzimit". "Ky objektiv do të arrihet duke siguruar që çdo person të ketë mundësinë të gëzojë plotësisht të drejtat e tij njerëzore dhe liritë themelore," tha imzot Balestrero.

10 korrik 2024, 15:31