Kërko

Papa Francesco udienza a Padre Rocco Ronzani Papa Francesco udienza a Padre Rocco Ronzani

Atë Rocco Ronzani, prefekti i ri i Arkivit Apostolik

Atë Ronzani, Rregulltar Augustinian, profesor i Patrologjisë Themelore në Institutin Patristik Papnor Augustinianum, pason Imzot Pagano-n, emëruar nga Papa këshilltar i Komitetit Papnor të Shkencave Historike.

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku, më 5 korrikun e kaluar, emëroi prefekt të Arkivit  Apostolik të Vatikanit, Atë Rocco Ronzani-n, rregulltar i Urdhërti të Shën Augustinit, deri tani profesor i Patrologjisë Themelore në Institutin Patristik Papnor Augustinianum, në Romë. Pason Imzot Sergio Pagano-n, barnabit, emëruar nga Papa këshilltar i Komitetit Papnor të Shkencave Historike.

 At Ronzani lindi në Romë më 21 shkurt 1978. Hyri në Urdhrin e Shën Augustinit në vitin 1997. Kushtet solemne i bëri më 1 nëntor 2002. U shugurua meshtar më 27 qershor 2004 dhe në vitin 2010 u doktorua në Teologji dhe Shkenca Patristike në Institutin Papnor Patristik Augustinianum, në Romë, ku aktualisht jep mësim. Është këshilltar i Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve, drejtor i Arkivit Historik të Provincës Augustiniane të Italisë dhe profesor i Fakultetit Teologjik të Universitetit Papnor Lateran në Romë.

08 korrik 2024, 12:05