Kërko

Kardinali José Tolentino Mendonça Kardinali José Tolentino Mendonça

Kardinali José T. Mendonça: Të jetosh me sy hapur

Na nxit të mendojmë për bilancet e një viti të tërë nga jeta jonë, ky meditim, ndërsa përgatitemi për një Vit të ri! Me bilance të reja, që koha mund të na i pranojë, a mund të na i mohojë. Po nuk duhet menduar kurrë se historia bën të vetën, duke na penguar ne të bëjmë tonën! Domethënë, duke na bërë të heqim dorë nga planet tona!

R.SH. / Vatikan

Kardinali José Tolentino Mendonça

Bilancet janë të nevojshme. Na kujtojnë se ndoshta në mekanizmin e historisë (në atë që është vetëm yni, si dhe historia e botës) ekziston një diferencë për njeriun, i cili mendimin e thellë mbi jetën mund të kuptojë në formën e mësimdhënies. Ndonëse historia shpesh na duket si e blinduar, e paracaktuar dhe indiferente ndaj asaj që mund të bëjmë, ka rëndësi vendimtare të mos mendojmë kështu!

Ia vlen të pyesim veten për rrugët e ndjekura. Ia vlen ta peshojmë kohën. Të mendojmë çka bëjmë me të, e çka na bën ajo. Nuk është e njëjta gjë ta kalosh jetën pa u ndeshur sy më për sy me realitetin. Ose, në vend të kësaj, të kesh guximin për t’i mbajtur sytë hapur, të gatshëm për ta shpjeguar historinë jo si automatizëm, por si pjekuri!

Folja "prodhoj", për shembull, e cila është bërë parametër i detyrueshëm për vlerësimin e çdo veprimtarie njerëzore, është e pjesshme, e varfër. “Prodhimi”, “produktiviteti”, “produkti” mund të jenë terma të dobishme për përpunimin e arsenaleve grafike me të cilat përpiqemi të kapim morfologjinë e jetës, por ato nuk e prekin thelbin e saj. Ka në to një ndrydhje të kompleksitetit të përvojës sonë të kësaj bote, një gri të maskuar neutraliteti përballë asaj që është në të vërtetë jeta. Fakti që ky fjalor është i shpërndarë thuajse kudo si model për të kuptuar realitetin flet shumë për reduktimin e kuptimit, që ne po pranojmë ta jetojmë.

31 dhjetor 2023, 09:24