Kërko

Una raffigurazione dell'episodio della strage degli Innocenti raccontato dal Vangelo secondo Matteo  Una raffigurazione dell'episodio della strage degli Innocenti raccontato dal Vangelo secondo Matteo

Papa: e keqja e Herodit ekziston akoma, sa masakra të pafajshmëve në botë

Në festën e sotme të Fëmijëve Martirë të Shenjtë të Pafajshëm, Papa kujton në dy postime në X vdekjet që gjakosën ende sot planetin, nga rrugët e emigracionit në territoret e shkatërruara nga luftërat dhe dhuna. Mendimi i Papës shkon në veçanti për të vegjlit, pa fëmijëri dhe për fëmijët e palindur: komplotet e së keqes lëvizin nën hijen e hipokrizisë dhe fshehjes.

R.SH. / Vatikan

“Sa masakra të të pafajshmëve në botë: në kraharorin e nënës, në rrugët e të dëshpëruarve në kërkim të shpresës, në jetën e shumë fëmijëve, fëmijëria e të cilëve është shkatërruar nga lufta. Ata janë të vegjlit e Jezusit sot”.

“Sot, si në kohën e Herodit, komplotet e së keqes, që i kundërvihen dritës hyjnore, lëvizin nën hijen e hipokrizisë dhe fshehjes: sa masakra të armatosura ndodhin në heshtje shurdhuese, pa dijeninë e shumë njerëzve!”. Kështu pohon Papa Françesku në platformën X botuar në faqen @Pontifex, sot në në ditën kur kremtoher përkujtimi i Fëmijve Martirë të Pafajshëm.

Kisha në këtë festë na fton që të kemi guxim e të jemi koherentë: Herodi thoshte se dëshironte ta adhuronte Foshnjën Hyjnore, por në të vërtetë donte ta vriste. Vetëm duke respektuar me koherencë çdo person, në çdo fazë të jetës promovohet paqja. E fëmijët, me pafajësinë e tyre e pasurojnë njerëzimin me mirësi e shpresë dhe, me dhimbjen e tyre na nxisin të bëhemi të gjithë veprimtarë të drejtësisë e të paqes.

28 dhjetor 2023, 16:35