Kard Gambetti, darka për të pastrehët më datën 9 dhjetor në Vatikan
R.SH. - Vatikan
Mbrëmjen e 9 dhjetorit, me rastin e ndezjes së Pemës dhe bekimit të skenës së Lindjes së Greccio-s në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, "Famullia e Shën Pjetrit në Vatikan organizon, së bashku me Dikasterin e Selisë së Shenjtë për Bamirësi dhe me mbështetjen e Guvernatorin, një darkë me të pastrehët. Varfëria na shtyn t’ia zgjatim dorën, për ta ndihmuar, atij që është edhe më keq se ne. Çdo ditë në jetën tonë do të gjejmë më të varfër se ne vetë, e, prej këndej, e kemi për detyrë të jemi gjithnjë solidarë, t’ia japim një dorë atij, që vuan më shumë se ne”. Kështu tha kardinali Mauro Gambetti, kryeprift i Bazilikës së Shën Pjetrit.
Gjatë konferencës për shtyp mbjatur paradite në Vatikan për dy projekte sociale në kuadër të Jubileut 2025, kardinali Gambetti shtoi gjithashtu se, pikërisht në përgatitje të Jubileut, "kohët e lutjes në Bazilikën e Vatikanit janë zgjatur, duke shtuar, për besimtarët, takimin javor të Adhurimit Eukaristik të mbrëmjes pranë Altarit të Rrëfimit”. Termi "Rrëfim" evokon martirizimin e Pjetrit në kodrën e Vatikanit për shkak të fesë së ij në Jezu Krishtin, i larë me gjakun e protomartirëve romakë në kohën e persekutimeve të perandorit Neron.