I Tejetlarti u bë i vogël për ne
Giovanni di Paolo (Siena rreth 1398 - 1482), Lindja e Krishtit dhe njoftimi barinjve, rreth 1440, Tempera dhe ar në panel, seksioni Predella, © Muzetë e Vatikanit
Ky nokturn i shkëlqyer, i krijuar rreth vitit 1440 nga dora e mësuar e artistit sienez Giovanni di Paolo, i përkiste podiumit të një poliptiku tashmë të çmontuar. Të shumtë, elementët për t'u interpretuar sipas gjuhës simbolike të kohës. Shën Jozefi, që paraqitet i moshuar dhe i përgjumur pranë të vetmes pemë të thatë në skenë, të kujton se nuk mori pjesë në lindjen hyjnore të Birit të Zotit. Dy figurat femërore pranë Marisë, mamitë, për të cilat na flasin Ungjijtë apokrifë, përfaqësojnë njerëzimin që beson (gruaja që shikon Virgjërën) dhe atë që dyshon (gruaja që kthen shpinën). Në sfond, njoftimi i engjëllit për barinjtë ndriçon qiellin, ndërsa shkëlqen edhe drita, që rrezaton Krishti Fëmijë i porsalindur.
“Në Jezusin i Tejetlarti u bë i vogël, që ta donim. Në Jezusin, Zoti u bë Fëmijë, që ta përqafonim. Por, prapë mund të pyesim veten, pse Shën Pali e quan "hir" ardhjen e Zotit në botë? Për të na kujtuar se na do, pa kërkuar asgjë nga ne. Ndërsa këtu në tokë gjithçka duket sikur i përgjigjet logjikës “më jep-të jap”, Zoti vjen vetëm për të dhënë. Dashuria e tij është e padiskutueshme: nuk bëmë asgjë për ta merituar dhe nuk mund ta shpërblejmë kurrë.”
(Papa Françesku – Mesha e Krishtlindjes – 24 dhjetor 2019)
#beautyunite
instagram: @vaticanmuseums @vaticannews
facebook: @vaticannews