Kërko

Imzot Paul Richard Gallagher Imzot Paul Richard Gallagher  

Imzot Gallagher në Australi për 50 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Selinë e Shenjtë

Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare po shtegton në disa qytete të Australisë duke nisur që sot, 4 nëntor, deri më 10 nëntor. Do të takohet me autoritetet vendase dhe kombëtare, me klerin dhe me bashkësitë aborigjene. Kryedioqeza e Melburnit: vizita flet për marrëdhëniet e rëndësishme me Vatikanin.

R. SH. - Vatikan

50 vjet pas fillimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Australisë, Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Imzot Paul Richard Gallagher, po viziton Vendin e largët. Vizita nisi sot, 4 nëntor, e do të vijojë deri më 10 nëntor, me etapa në Sydney, Canberra, Melburn dhe Perth.

Programi

Gjatë vizitës, siç njoftohet nga një Twitter i Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, do të kremtohen dy meshë: e para, nesër, e diel, 5 nëntor, në Katedralen e Shën Mërisë në Sidnei; e dyta, më 9 nëntor, në Melburn, në Katedralen e Shën Patricianit.  

Programi i udhëtimit të imzot Gallagher përfshin dy leksione, një në Universitetin Katolik Australian në Sydney dhe një tjetër, në Universitetin Notre Dame në Perth; takime me Konferencën e Ipeshkvijve Australianë, me Këshillin e Kishave Lindore dhe me klerin e, së fundi, takime me autoritetet lokale dhe kombëtare dhe bashkësitë aborigjene në Melburn.

Marrëdhëniet e Australisë me Selinë e Shenjtë

Vizita e Imzot Gallagher - lexojmë në faqen e internetit të Kryedioqezës së Melburnit - “ka për qëllim të njohë lidhjet e rëndësishme të Vatikanit me Australinë ku, sipas regjistrimit të vitit 2021, pothuajse 20% e popullsisë është katolike. Për më tepër, thekson kontributin e vazhdueshëm të Kishës Katolike, veçanërisht në skenën globale, ku Vatikani ka luajtur dhe vazhdon të luajë rol kyç në mbështetjen e dialogut dhe negociatave paqësore, veçanërisht në vendet e shkatërruara nga lufta dhe vendet e tjera në konflikt.

05 nëntor 2023, 13:16