Kërko

ISRAEL-PALESTINIAN-CONFLICT ISRAEL-PALESTINIAN-CONFLICT

Telefonatë e Papës me Biden: të gjenden rrugë drejt paqes

Biseda e Françeskut me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biden, më 22 tetor pasdite, për situatat e konflikteve në botë, zgjati afërsisht 20 minuta

R.SH. /Vatikan

Pasditen e 22 tetorit pati një telefonatë ndërmjet Papës Françeskut dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mbi gjendjen ndërmjet Izraelit e Palestinës, sidomos mbi konfliktin aktual në Rripin e Gazës. Biseda, e cila zgjati rreth 20 minuta, u fokusua në situatat e konfliktit në botë dhe në nevojën për të identifikuar shtigjet drejt paqes. Kështu bën të ditur Salla e Shtypit e Vatikanit.

Ndërkaq, 17 kamionë me ndihma humanitare, pas 19 të parëve të shtunën, kanë hyrë dje në Gazë nga vendkalimi egjiptian në Rafah. Por Izraeli intensifikon sulmet. Sipas autoriteteve të Gazës, ka pasur 80 viktima. Izraeli pranon se ka goditur gabimisht një pozicion egjiptian pranë vendkalimit Rafah. Presidenti amerikan Joe Biden, përveç telefonatës me Papën, foli edhe me liderët e Kanadasë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë dhe Francës. E presidenti francez Macron njofton se nesër do të shkojë për një vizitë në Tel Aviv.

Thirrja për paqe gjatë lutjes së Engjëllit Tënzot

Pikërisht mesditën e djeshme, gjatë lutjes mariane të Engjëllit të Tënzot, kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa kujtoi Izraelin e Palestinën dhe bëri thirrje që të heshtin armët.

22 tetor 2023, 18:44