Kërko

l briefing nella Sala Stampa della Santa Sede l briefing nella Sala Stampa della Santa Sede

Sinodi: fjalët më të përdorura Jezusi, familja, të varfërit dhe dashuria

Sinodi nuk është një vend për të shprehur mendimet personale, por ku duhet të dëgjojmë, shoshitim dhe ecim së bashku drejt bregut ku na pret Zoti. Kalimi nga koncepti i pushtetit në atë të shërbimit”. “Shmangia e çdo forme të klerikalizmit. Kjo thënë me pak fjalë është në përmbledhje e sinodi mbi sinodalitetin e Kishës sipas asaj që doli gjatë konferencës së sotme me gazetarët në sallën e shtypit të Selisë së Shenjtë mbajtur në përfundim të punës së Grupeve të vogla.

R.SH. / Vatikan

“Kemi arritur në fund të javës së parë të këtij Asambleje Sinodale, e cila ishte shumë intensive, duke filluar me vigjiljen që u mbajt në sheshin e Shën Pjetrit dhe duke vazhduar me tërheqjen shpirtërore të pjesëmarrësve në Sacrofano, afër Romës, kremtimin e Meshës solemne të hapjes dhe më pas përurimin e punimeve konkrete.

Në këtë moment kemi arritur në fund të shqyrtimit të seksionit A të dokumentin Instrumentum laboris, kushtuar reflektimit mbi shenjat karakteristike të një Kishe sinodale si përvojë integrale dhe mbi bisedën në Shpirtin Shenjt si një metodë për të kaluar nga unë tek ne. nga shoshitja individuale tek ajo e bashkësisë, në dëgjim, në lutje, në përvojën konkrete të të qenit gjymtyrë të njëri-tjetrit.

Fjalët më të përdorura, paraditen e sotme në asamblenë e Sinodit ishin: “Jezusi, Kisha, familja, të rinj, të varfërit, dashuria”. Këtë e kujtoi zëdhënësi i Sinodit (prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Komunikim) Paolo Ruffini gjatë konferencës së sotme me gazetarë në Vatikan. Në çdo ndërhyrje të atyre që deri tani kanë folur në Sinod, si në planin personal, ashtu edhe nga ana e përfaqësuesve të Grupeve, është nënvizuar mirënjohja, hiri i këtij momenti, që po na bën të përjetojmë madhështinë e Kishës, natyrën poliedrike të saj, unitetin e saj në Jezusin si rruga, e vërteta dhe jeta e të gjitha udhëtimeve tona”.

Kështu tha, në konferencën e sotme për shtyp, më 7 tetor, në sallën e shtypit të Vatikanit, kryetari i Komisionit të Informacionit të Sinodit, Paolo Ruffini, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Komunikimin, i cili hapi takimin e përditshëm me gazetarët, duke kërkuar falje për vonesë në fillimin e takimit sepse Grupi i vogël i punës ku ai mori pjesë i përfundoi punimet pak më vonë se sa pritej.

Ruffini, pasi solli edhe falënderimet e Papës për punën e bërë nga gazetarët në mënyrën se si ata u përpoqën të shpjegonin këtë ngjarje (“acontecimento” fjala spanjolle e përdorur nga Papa) “duke nisur nga kuptimi i heshtjes, dëgjimit, lutjes, biseda në Shpirtin Shenjt dhe pauza e reflektimit për të shqyrtuar", kujtoi Ruffini duke shtuar se "disa tema që janë trajtuar deri më tani mund të themi se janë qendrore në shoshitjen që është duke bërë Kisha në këto ditë dhe janë përfshirë në relacionet e çdo Grupi të cilat pastaj i janë dorëzuar Sekretarisë së Përgjithshme të Sinodit”.

Prefekti Paolo Ruffini përmendi “formimin në çdo nivel, veçanërisht atë të meshtarëve, seminaristëve, familjeve, të të gjithë të pagëzuarve, bashkëpërgjegjësinë e të gjithë të pagëzuarve në Kishë, mënyrën sesi hierarkia duhet të jetë brenda bashkimit të komunitetit.

Është folur shumë për natyrën e sinodalitetit, është diskutuar edhe sfida e shpjegimit të fjalës nga pikëpamja terminologjike dhe leksikore, në disa realitete, për shkak të ekzistencës së dallimeve gjuhësore dhe kulturore”.

Ndër të tjera u tha se "problemi nuk është vetëm nëse bëhet fjalë për deburokratizimin e strukturave kishtare apo jo, por përkundrazi për dedikimin e energjive për rimendimin e formave të reja dhe vendeve të reja të pjesëmarrjes në bashkimin dhe historinë e Kishës".

Një vështrim tjetër kishte për qëllim "të rinjtë e zhytur në realitetin dixhital". “Roli i laikëve dhe grave, thirrja për të qenë me të varfërit dhe në shërbim të të varfërve, mirëpritja e emigrantëve” janë tema të tjera që janë vendosur në qendër të reflektimit të pjesëmarrësve të këtij Sinodi. Me idenë bazë të një Kishe "miqësore e mikpritëse ndaj të gjithëve, pa përjashtimin e askujt, si babai dhe si nëna". Nga kjo rëndësia e "kalimit nga koncepti i pushtetit në atë të shërbimit" dhe "nevoja për të shmangur çdo formë të klerikalizmit".



07 tetor 2023, 18:28