Kërko

Il cardinale Hollerich durante la prima congregazione generale del Sinodo sulla sinodalità Il cardinale Hollerich durante la prima congregazione generale del Sinodo sulla sinodalità

Sinodi. Dokumenti Instrumentum laboris, busull midis kujtesës dhe "vizionit të ri"

Relatori i përgjithshëm i Sinodit, Kardinali Hollerich, paraqiti dokumentin Instrumentum laboris që është baza e punës së Asamblesë XVI së Përgjithshme të Sinodit të Ipeshkvijve, në sallën e Palit VI, dhe hap modulin e parë të diskutimit "për një Kishë sinodale. Një përvojë integrale”. Holerich u kërkoi pjesëmarrësve: të reflektojmë dhe të lutemi për të ofruar një "fjalë të menduar" dhe jo "një mendim të improvizuar aty për aty"

R.SH. - Vatikan

Pas kongregacionit a mbledhjes së parë të përgjithshëm, mbajtur dje pasdite, në të cilën foli Papa, Sinodi për sinodalitetin e Kishës vazhdoi sot punimet në grupe të vogla të pjesëmarrësve, që kanë si objekt modulin e parë të temave - marrë nga dokumenti bazë Instrumentum laboris - që do t'u shërbejë 365 anëtarëve dhe 464 pjesëmarrësve, duke përfshirë 70 jo-ipeshkvij, për "të hyrë në kontakt me sinodalitetin si vizion të përgjithshëm, ose më mirë, siç thotë titulli i modulit, me ‘Kishën sinodalale si një përvojë integrale’", shpjegoi kardinali Jean-Claude Hollerich, kryeipeshkëv i Luksemburgut dhe relator i përgjithshëm në Sinodin, duke nënvizuar se "ky është një pasazh me rëndësi themelore" për veprën sinodale, e karakterizuar nga alternimi midis Mbledhjeve të Përgjithshme dhe Grupeve më të vogla, të cilat zhvillohen në 35 "tavolinat" përkatëse që janë të shpërndara në sallën Pali VI, në Vatikan, ku mbahet punimet e Asamblesë së Përgjithshme të XVI të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve me temë  “Për një Kishë sinodale: bashkim, pjesëmarrje, mision”.

Për t'iu përgjigjur pyetjes se cilat janë shenjat që karakterizojnë një Kishë sinodale, është e nevojshme "të njohim kujtesën në kuptimin e saj më të thellë shpirtëror", në mënyrë që të rilidhet me dy vitet e udhëtimit të sinodalitetit të Kishës që i kanë paraprirë fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të këtij Sinodi dhe të përgatitemi në atë mënyrë që "puna jonë të jetë e frytshme" dhe "të mund të vazhdojë shqyrtimi i përbashkët". Kardinali Jean-Claude Hollerich, relator i përgjithshëm i Sinodit, ua kujtoi këtë anëtarëve sinodalë në fund të Mbledhjes së parë të Përgjithshme, mbajtur dje pasdite, gjatë së cilës prezantoi modulin e parë të diskutimit mbi dokumentin Instrumentum laboris  dhe temën e radhës "Për një Kishë sinodale. Një përvojë integrale”.

Rikuperoni kujtesën e rrugës sinodale

Pavarësisht nga angazhimi personal i deritanishëm - nga ata që kontribuuan në hartimin e Dokumenteve përfundimtare, pas fazave kontinentale të sinodalitetit e deri tek ata që dëgjuan raportet e përpiluara na ekipet sinodale - rruga sinodale e përshkuar deri tani ka lënë gjurmë. “Mendime, emocione, ndjenja, intuitë, dyshime, frikë, entuziazëm” që Kardinali Hollerich bëri thirrje të rikuperohen si nëpërmjet përvojës personale të çdo anëtari sinodal, ashtu edhe duke dëgjuar besimtarët fetarë dhe laikë që janë takuar deri më tani. "Kujtesa me të cilën duhet të vihemi në kontakt," tha kardinali Hollerich, "është kujtesa kolektive e Popullit të Zotit, jo vetëm kujtesa personale e secilit".

Lirimi i pamjes së përgjithshme nga rreziku i abstraksionit

Objektivi duhet të jetë që alternimi midis qarqeve më të vogla dhe takimeve të përgjithshëm, që ky Sinod të jetë i frytshëm, duke ushqyer një vizion të përgjithshëm të Kishës, prandaj edhe gjatë diskutimeve "duhet të kujtojmë atë që përbën perspektivën e Kishës dhe t’i shmangemi shkapërderdhjes në detaje". “Në të njëjtën kohë, trajtimi i çështjeve në formë konkrete që do të trajtojmë më vonë”, nënvizon kardinali Hollerich, “e liron pamjen e përgjithshme nga rreziku i abstraktimit dhe përgjithësimit”.

Të udhëhiqeni nga Shpirti Shenjt

Në qarqet më të vogla të punimeve të Sinodit, që filluan sot, modul i parë i diskutimi do të përfundojnë mëngjesin e së shtunës së ardhshme më 7 tetor, etërit dhe nënat pjesëmarrës të Sinodit do të kenë katër minuta kohë "për të komunikuar atë që është më e rëndësishme për ta, atë që kanë më përzemër". Duke e lënë veten, tha kardin Hollerich, të udhëhiqemi gjithmonë nga metoda e "bisedës së Shpirtit" - një shoshitje e përbashkët dhe një fjalë e medituar dhe e ushqyer nga lutja -, kështu të gjithë janë të ftuar t’i përqendrojnë ndërhyrjen e tyre në "atë që na duket më e rëndësishme dhe më domethënëse, në atë që ndjejmë që del më fort nga kujtesa jonë”. Pas një reflektimi dhe lutjeje, nënvizoi kardinali Hollerich, duhet "të lëmë që të dalin në pah ato pika për të cilat mendojmë se ka qartësi më të madhe, por nuk duhet t’i anashkalojmë as ato për të cilat na duket se ka ende punë për të bërë, ato për të cilat ka një përzierje dritash dhe hijesh, edhe për këto pika duhet të flasim pa frikë për arsyet e pasigurisë ose të dyshimit.

Ashtu si dishepujt e Emaus

Sugjerimi i relatorit të përgjithshëm të Sinodit është që të gjithë pjesëmarrësit të frymëzohet nga episodi ungjillor i dishepujve të Emaus-it me Jezusin e Gjallë, marrë nga Ungjilli i Lukës. "Kur Jezusi afrohet, prania e tij dhe pyetjet e tij hapin një hapësirë​​për të folur dhe dëgjuar", shpjegon kardinali Hollerich, “por pastaj shfaqen edhe zhgënjimi, zemërimi, frika”. “Nuk e di nëse do të përjetojmë shumë momente shkretimi gjatë udhëtimit tonë së bashku”, përfundon kardinali Holerich, por besoj se falë veprës së Shpirtit Shenjt, ngushëllimi do të depërtojë në zemrat tona, e ky është kushti për një shoshitje të mirë“.

Dëshmitë

Përpara mbylljes së Kongregatës a Mbledhjes së parë të Përgjithshme të Sinodit, u dëgjuan dy dëshmi nga Kardinali i ri Grzegorz Ryś, Kryeipeshkëv Metropolitan i Lodz-it dhe nga  një laikë, Matthew Thomas. Të dy njoftuan për rrugën sinodale të ndërmarrë në përgatitjen e asamblesë që filloi dje dhe përfshirjen e krijuar nga puna e detajuar në zonat e tyre përkatëse të origjinës, veçanërisht midis dhjetëra famullive kishtare në territorin e kryedioqezës polake dhe në Vikariatet në veri e jug të Arabisë.

05 tetor 2023, 13:02