Kërko

Preti in processione in Nicaragua  (AFP or licensors) Preti in processione in Nicaragua (AFP or licensors)

Selia e Shenjtë pret 12 meshtarë të liruar nga burgu në Nikaragua

Drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit konfirmon se Selisë së Shenjtë i është kërkuar të presë meshtarët e liruar së fundmi. Ata do të vendosen në disa struktura të Dioqezës së Romës

R.SH. / Vatikan

“Mund të konfirmoj se Selisë së Shenjtë i është kërkuar t’i pranojë 12 meshtarët nga Nikaragua, të cilët kohëve të fundit janë liruar nga burgu. Selia e Shenjtë ka pranuar”: kështu tha drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit Matteo Bruni në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

“Meshtarët nga Nikaragua do të priten nga një zyrtar i Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit pasdite – vijoi Bruni – dhe do të vendosen në disa struktura të Dioqezës së Romës”.

19 tetor 2023, 14:27