Kërko

Il cardinale Telesphore Toppo, scomparso ieri a 84 anni Il cardinale Telesphore Toppo, scomparso ieri a 84 anni

Ngushëllimet e Papës për kardinalin Toppo: zelli i tij për Kishën në Indi ishte i madh

Kryeipeshkvi nderit i kryedioqezës së Ranchit, në Indinë verilindore, u nda nga jeta dje, më 4 tetor, në moshën 84-vjeçare për arsye shëndetësore. Në një telegram, Papa Françesku kujton kontributin e kardinalit në përhapjen e Ungjillit, nga përkushtimi ndaj Eukaristisë dhe kujdesi bujar baritor për nevojtarët

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku shpreh “ngushëllimet” e tij për vdekjen e kardinalit indian Telesfor Toppo, kryeipeshkëv nderi i Ranchit,kryeqytet i rajonit Jharkhand në Indinë Verilindore, i cili ndërroi jetë dje, më 4 tetor, në moshën 84-vjeçare për arsye shëndetësore, në spitalin Constant Lievens në Ranchi ku ishte shtruar. Në një telegram, Papa i dërgon ngushëllimet e tij klerit, rregulltarëve dhe besimtarëve laikë të kryedioqezës të cilën kard. Toppo e drejtoi nga viti 1984 deri në vitin 2018.

Papa Françesku, duke ia besuar "shpirtin e tij fisnik" mëshirës së pakufishme të Zotit, kujton "me mirënjohje të pamasë vitet e shërbesës meshtarake dhe episkopale" të kardinalit të ndjerë në Kishat lokale të Dumka dhe Ranchi si edhe kontributin e tij "për Kishën më të gjerë në Indi dhe në Selinë Apostolike”.

"Shërbimi i tij - shkruan akoma Papa - është karakterizuar gjithmonë nga zelli për përhapjen e Ungjillit, nga përkushtimi ndaj Eukaristisë së Shenjtë dhe nga kujdesi bujar baritor ndaj të varfërve dhe nevojtarëve".

05 tetor 2023, 15:53