Kërko

2023.10.07 suor Simona Brambilla, M.C., Già Superiora Generale delle Missionarie della Consolata 2023.10.07 suor Simona Brambilla, M.C., Già Superiora Generale delle Missionarie della Consolata

Motra Simona Brambilla, Sekretare e re e Dikasterit të Vatikanit për Jetën e Kushtuar

Papa Françesku ka emëruar murgeshën e Motrave Misionare të Konsolatës Sekretare të re të Dikasterit të Vatikanit për Jetën e Kushtuar. CV-ja e saj përfshin një diplomë profesionale të infermierisë dhe përvojën e fituar në shërbimin baritor të rinisë në Mozambik

R.SH. / Vatikan

Motra Simona Brambilla, M.C., ish eprore e përgjithshme e Motrave Misionare della Consolata (Itali) është sekretarja e re e Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Institutet e Jetës së Përkushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike. Emërimi i Papës Françeskut është publikuar të shtunën, më 7 tetor, në buletinin e Zyrës së Shtypit të Vatikanit.

Murgesha ka lindur në Monza, Itali, më 27 mars 1965. Pas diplomimit profesional të infermierisë në vitin 1986, në vitin 1988 hyri në Institutin e Motrave Misionare të Konsolatës, ku bëri kushtet e para të jetës rregulltare në vitin 1991. Në vitin 1998 Motra Simona mori një diplomë për psikologji pranë Institutit të Psikologjisë në Universitetin Papnor Gregoriana, në Romë. Pas kushteteve të përjetshme të jetës rregulltare, në vitin 1999, Motra Simona shkoi në Mozambik, ku u mor me shërbimin e baritorisë rinore në Qendrën Studimore Macua Xirima në Maua.

Nga viti 2002 deri në vitin 2006 ka qenë profesoreshë në Institutin e Psikologjisë të Universitetit Papnor Gregoriana. Nga viti 2005 deri në vitin 2011 ka qenë Këshilltare e Përgjithshme e Institutit të Motrave Misionare të Konsolatës. Në vitin 2008 mori titullin Doktoraturës në Psikologji pranë Universitetit Papnor Gregoriana. Në vitin 2011 Motër Simona Brambilla, u zgjodh eprore e përgjithshme e Institutit të Motrave Misionare të Konsolatës dhe u zgjodh edhe për një mandat të dytë në vitin 2017, deri në maj të këtij viti. Së fundi, që nga viti 2019 është anëtare e Dikasterit të Vatikanit për Institutet e Jetës së Përkushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike.

09 tetor 2023, 11:25