Lindja e Mesme: kard. Parolin, shpresat e brishta për paqen në rrezik
R.SH. / Vatikan
Duke nisur fjalimin e tij në Camaldoli, në mbyllje sot, më 8 tetor, të seminarin katër-ditor të organizuar nga revista Il Regno dhe komuniteti i murgjve me temën "Cështja e tretë. Kisha, Katolikët dhe Italia", Sekretari i Shtetit të Vatikanit Kardinal Pietro Parolin bëri një hyrja lidhur me përshkallëzimin e dhunës në Izrael.
Sulmi i nisur kundër Shtetit hebraik nga Hamasi “po i vë në rrezik edhe më shumë shpresat e brishta për paqen që dukej se shfaqeshin në horizont edhe me marrëveshjen me Arabinë Saudite”. Kështu tha Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, në fjalimin e tij mbajtur në Camaldoli në takimin e promovuar nga revista Il Regno me temë "Çështja e tretë. Kisha, Katolikët, Italia".
"Mendimet tona në këtë moment kthehen në atë që po ndodh në Lindjen e Mesme, në Izrael, në Palestinë dhe në Rripin e Gazës," tha Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, duke kujtuar se thirrja e Papës për paqe gjarë Angelusit "është përsëritur pothuajse nga të gjithë qeveritë e botës për të ndaluar dhunën. Këto ngjarje - nënvizoi kardinali Parolin - po rrezikojnë edhe më shumë shpresat e brishta për paqen që dukej se shfaqeshin në horizont edhe me marrëveshjen me Arabinë Saudite.
Edhe në Lindjen e Mesme si në Ukrainë, “përpjekjet diplomatike nuk duket se kanë rezultate”, prandaj “duhet të bashkohemi të gjithë në një lutje korale për paqe”, nënvizoi Sekretari i Shtetit të Vatikanit Kardinali Parolin.