Kërko

Kardinali Pietro Parolin me ambasadorin palestinez Issa Kassissieh Kardinali Pietro Parolin me ambasadorin palestinez Issa Kassissieh

Kardinali Parolin viziton ambasadën e Palestinës në Selinë e Shenjtë

Sekretari i Shtetit të Vatikanit përsëriti dënimin e tij për sulmin terrorist të Hamasit dhe shqetësimin e tij serioz për pengjet

R.SH. - Vatikan

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, vizitoi sot paradite ambasadën palestineze në Selinë e Shenjtë. Ai përsëriti dënimin për sulmin terrorist të Hamasit dhe shqetësimin e tij serioz për pengjet, duke pohuar sërish se ngjarjet e së shtunës nuk kontribuojnë në arritjen e paqes. Kardinali siguroi se Selia e Shenjtë i konsideron aspiratat legjitime të popullit palestinez të përfaqësuara nga Shteti i Palestinës. Në fund, ai shprehu shqetësimin e Selisë së Shenjtë për situatën humanitare në Gazë.

17 tetor 2023, 17:01