Kërko

Dita e dytë e ikjes së palestinezëve në jug të Gazës Dita e dytë e ikjes së palestinezëve në jug të Gazës   (ANSA)

Kardinali Parolin i telefonon kryeministrit palestinez

Sekretari i Shtetit i Vatikanit i telefonoi kryeministrit palestinez Shtayyeh, të cilit i shprehu dhimbjen e Selisë së Shenjtë për atë që po ndodh në Palestinë, veçanërisht në Gaza.

R. SH. - Vatikan

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, i telefonoi sot në mëngjes kryeministrit të Shtetit të Palestinës, Mohammad Shtayyeh, të cilit i shprehu dhimbjen e Selisë së Shenjtë dhe të bashkëpunëtorëve të  tij, për atë që po ndodh në Palestinë, veçanërisht në Gaza. Në vijim e siguroi se Selia e Shenjtë do të vazhdojë të njohë vetëm shtetin e Palestinës dhe autoritetet e tij si përfaqësues të aspiratave legjitime të popullit palestinez. Nënvizoi edhe se në këtë situatë, është e nevojshme të garantohet respektimi i plotë i së Drejtës humanitare dhe të sigurohet që civilët, veçanërisht ato më të rrezikuar, objektet shëndetësore dhe objektet e kultit të mos përfshihen në konflikt. Të njëjtin mesazh kardinali ua pati shprehur me forcë dje të gjitha palëve të përfshira.

14 tetor 2023, 13:50