Kërko

Kardinali Matteo Zuppi me Papën Françesku Kardinali Matteo Zuppi me Papën Françesku

Ukrainë, kard. Zuppi: misioni i paqes, jo në rrezik nga opinioni i Kievit për Papën

Kardinali Zuppi, kryeipeshkëv i Bolonjës, nënvizon se Papa Françesku i ka dhënë një “mision” e jo një “ndërmjetësim”. Ati i Shenjtë shpreson që i dërguari i tij për paqen në Ukrainë të mund të ndihmojë në mënyra të ndryshme. Ai iu përgjigj gazetarëve gjatë takimit ndërkombëtar, organizuar nga Bashkësia e Shën Egjidit në Berlin, me temë “Guximi i paqes”

R.SH. - Vatikan

Opinionet e ashpra të shprehura nga disa eksponentë të qeverisë ukrainase ndaj Papës Françesku nuk e vënë në rrezik misionin e paqes së Selisë së Shenjtë. Kështu deklaroi kardinali Matteo Zuppi, duke iu përgjigjur gazetarëve gjatë takimit ndërkombëtar, organizuar nga Bashkësia e Shën Egjidit në Berlin, me temë “Guximi i paqes”. Kardinali Zuppi, kryeipeshkëv i Bolonjës, nënvizoi se Papa Françesku i ka dhënë një “mision” e jo një “ndërmjetësim”. Ati i Shenjtë shpreson që i dërguari i tij për paqen në Ukrainë të mund të ndihmojë në mënyra të ndryshme.

Kardinali nënvizoi se në situata të caktuara, tensionet janë të pashmangshme, por kjo gjendje është sqaruar tashmë, ose është e destinuar të sqarohet. Edhe pse, shpjegoi së fundi prelati, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, “mendoj se populli dhe qeveria e Ukrainës e dinë se Kisha e Papa Françesku i kanë përkrahur gjithnjë në vuajtjen e tyre”.

12 shtator 2023, 10:43