Kërko

 povertà, degrado sociale, poveri, povero, quartiere povero povertà, degrado sociale, poveri, povero, quartiere povero

Papa: nevojitet një ekonomi e re dhe e ndritur para sfidave të mëdha

Papa kërkon një 'ekonomi të ndritur' që ndihmon shoqërinë tonë para sfidave të mëdha si varfëria, pabarazia dhe emergjenca klimatike

R.SH. / Vatikan

“Sot ndjehet nevoja urgjente për një ekonomi të re dhe ‘të ndritur’, për të përballuar ndryshimin e epokës dhe sfidat e frikshme me të cilat përballemi”. Kështu pohoi Papa Françesku në një mesazh dërguar Festivalit të Ekonomisë Civile që po zhvillohet në Firence të Italisë. Sfidat, sipas Papës, janë "në veçanti ajo e varfërisë, domethënë e pabarazive shoqërore, në një model ekonomik që prodhon mall skarco dhe mënjanim; dhe ajo e emergjencës klimatike që vë në rrezik të ardhmen e planetit tonë".

"Kjo ekonomi 'e ndritur' - vazhdoi Papa - ka nevojë për drejtime largpamëse, që ndihmojnë shoqërinë tonë dhe ndjekin rrugën e mirëqenies së gjenerimit dhe të një politike, edhe ekonomike, të pasuruar me pjesëmarrje, qytetari aktive dhe zgjedhje të përgjegjshme të qytetarëve, në logjikën e subsidiaritetit që është themeli i demokracisë”.

Ndaj, Papa përfundoi duke iu drejtuar pjesëmarrësve të festivalit: “Ju kërkoj të gjithëve që jo vetëm të zhvilloni teori në këtë drejtim, por ta bëni tuajin misionin e bashkimit të të gjithëve njerëzve vullnet mirë. Dijni ta shikoni ekonominë dhe botën me sytë e më të varfërve, të menjanuarve, të të përjashtuarve. Punoi me ta dhe për ta. Angazhohuni me guxim dhe pasion, por mbi të gjitha konvergoni, duke bërë që ajo që bashkon të mbizotërojë mbi dallimet e shumta që ndonjëherë me qëllimet më fisnike dobësojnë forcën e së mirës. Vetëm së bashku mund t'i përballojmë sfidat e së ardhmes sonë me guxim dhe kreativitet."

29 shtator 2023, 12:39