Papa falënderon kard. Ladaria për shërbimin në Dikasterin për Doktrinën e Fesë
R.SH. – Vatikan
Një falënderim i bërë personalisht, duke shkuar drejtpërdrejt për ta vizituar në zyrat, të cilat kanë qenë vendi i punës së tij që nga viti 2017. Është gjesti që Françesku deshi t'i rezervonte kardinalit Luis Francisco Ladaria Ferrer, prefektit të Dikasterit për Doktrinën e Fesë, që do të përfundojë së shpejti shërbimin e tij. Pak pas orës 9 të paradites së sotme - informoi drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni - Papa shkoi në Dikaster për të takuar kardinalin, "që ta falënderonte për punën dhe për gjithçka bëri në këto vite shërbimi". Françesku, shtoi Bruni, përshëndeti më pas edhe punonjësit e tjerë të Dikasterit.
Kardinali Ladaria, 79 vjeç, jezuit që nga viti 1966, u emërua prefekt i Kongregatës së atëhershme për Doktrinën e Fesë, më 1 korrik 2017. Në të njëjtën ditë dhe muaj të këtij viti, Françesku parashikoi pasardhësin, duke emëruar prefektin e ri, 61-vjeçarin imzot Víctor Manuel Fernández, deri atëherë kryeipeshkëv i La Plata-s në Argjentinë.