Kërko

"Inteligjenca artificiale dhe urtia e zemrës: për një komunikim plotësisht njerëzor". Kjo është tema që Papa Françesku ka zgjedhur për Ditën Botërore të 58-të të Komunikimeve Sociale "Inteligjenca artificiale dhe urtia e zemrës: për një komunikim plotësisht njerëzor". Kjo është tema që Papa Françesku ka zgjedhur për Ditën Botërore të 58-të të Komunikimeve Sociale

Inteligjenca artificiale dhe urtia e zemrës, tema Ditës së Komunikimit Shoqëror 2024

Papa Françesku ka zgjedhur si temë për Ditën e 58-të Botërore të Komunikimit, e cila do të kremtohet vitin e ardhshëm, “Inteligjenca artificiale dhe urtia e zemrës”. "Është e rëndësishme të udhëzohen algoritmet, në mënyrë që të ketë ndërgjegjësim të përgjegjshëm në përdorimin dhe zhvillimin e këtyre formave të ndryshme të komunikimit që plotësojnë ato të mediave sociale dhe internetit".

R.SH. / Vatikan

"Inteligjenca artificiale dhe urtia e zemrës: për një komunikim plotësisht njerëzor". Kjo është tema që Papa Françesku ka zgjedhur për Ditën Botërore të 58-të të Komunikimeve Sociale, e cila do të kremtohet në vitin 2024. Njoftimin e dha Zyra e Shtypit e Vatikanit, duke nënvizuar se “evolucioni i sistemeve të inteligjencës artificiale e bën gjithnjë e më të natyrshme komunikimin përmes dhe me makina, kështu që është bërë gjithnjë e më e vështirë të dallosh llogaritjen që vjen nga mendimi, gjuha e prodhuar nga një makinë dhe nga ai që është krijuar nga njeriu".

“Si të gjitha revolucionet, edhe ky i bazuar në inteligjencën artificiale paraqet sfida të reja në mënyrë që makineritë të mos kontribuojnë në përhapjen e një sistemi në shkallë të gjerë të dezinformimit dhe të mos e rris vetminë e atyre që tashmë janë vetëm, duke na privuar nga ajo ngrohtësi që vetëm komunikimi mes njerëzve mund të japë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Shtypit të Vatikanit.

"Është e rëndësishme - theksohet - të drejtohen inteligjenca artificiale dhe algoritmet, në mënyrë që të gjithë të kenë një vetëdije të përgjegjshme në përdorimin dhe zhvillimin e këtyre formave të ndryshme të komunikimit që shkojnë përkrahë mediave sociale dhe internetit. Është e nevojshme që komunikimi të jetë i të orientuar drejt një jete më të plotë të personit njerëzor”.

29 shtator 2023, 13:18