Dhimbja e Papës për viktimat e përmbytjeve në Libi
Papa shpreh ngushëllimet e tij për viktimat e përmbytjeve të mëdha në Libi dhe "siguron lutjet e tij për shpirtrat e të ndjerëve dhe të gjithë atyre që vajtojnë humbjen e tyre". Ati i Shenjtë "shpreh afërsinë shpirtërore me të plagosurit, me ata që kanë frikë për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur dhe me personelin e urgjencës që ofron ndihmë shpëtimi dhe asistencë".
R.SH. - Vatikan
Papa Françesku, në një telegram të dërguar në emër të tij nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, Nuncit Apostolik në Libi, Imzot Savio Hon Tai-Fai, shpreh ngushëllimet e tij për viktimat e përmbytjeve të mëdha në Libi dhe "siguron lutjet e tij për shpirtrat e të ndjerëve dhe të gjithë atyre që vajtojnë humbjen e tyre".
Ati i Shenjtë Françesku "shpreh afërsinë shpirtërore me të plagosurit, me ata që kanë frikë për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur dhe me personelin e urgjencës që ofron ndihmë shpëtimi dhe asistencë". Papa "kërkon bekimet hyjnore të ngushëllimit, forcës dhe qëndresës" për ata që janë prekur nga kjo tragjedi.
12 shtator 2023, 13:15