Emërimet e Papës në Sekretarinë e Shtetit. Buonomo delegat Papnor në Urbaniana
R.SH. / Vatikani
Papa Françesku rinovon disa drejtues në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit me emërimin si nënsekretar të Seksionit për personelin diplomatik të Selisë së Shenjtë të Imzot Joseph Murphy, deri tani ishte kreu i Protokollit të Sekretarisë të Shtetit të Vatikanit, i cili pasohet në këtë detyrë nga Imzot Javier Domingo Fernández González, deri tani ishte zyrtar pranë Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë.
At Spadaro nënsekretar i ri për Kulturën dhe Arsimin
Gjithnjë në cilësinë e nënsekretarit, por në Dikasterin e Vatikanit për Kulturën dhe Arsimin, Papa Françesku emëroi At Antonino Spadaro, deri sot drejtor i revistës së jezuitëve La Civiltà Cattolica. Jezuiti at Spadaro do të fillojnë detyrën e re më 1 janar 2024.
Buonomo delegat i ri papnor në Universitetin Urbaniana
Profesor Vincenzo Buonomo është emëruar nga Papa delegat i Universitetit Papnor Urbaniana në Romë, duke i dhënë edhe, lexojmë në Dekret, "autoritetin e kompetencat e Rektorit të Madh, në mënyrë që të sigurojë atë që është e nevojshme për të garantuar që Universiteti Urbaniana të sigurojë një kontribut të kualifikuar në fushën e kërkimit teologjik dhe në disiplina të tjera, një mësim gjithnjë e më të frytshëm për brezat e rinj dhe një kontribut të aftë për t'i dhënë përgjigje Kishës dhe botës bashkëkohore".
Papa, thuhet gjithnjë në Dekret, shpjegon se si "ka nevojë për të përshtatur shërbimin dhe funksionin e Universitetit Urbaniana me nevojat e kohës së sotme, sepse është i thirrur për të kontribuar në veprimin misionar të Kishës që ka nevojë të rritet në interpretimin e Fjalës së Zotit të shpallur, nëpërmjet veprimtarisë akademike, kulturore e shkencore për të formuar ata që janë të thirrur për të bashkëpunuar në kumtimin e Ungjillit, në thellimin e jetës së fesë dhe në udhëheqje të Kishave në territoret e ungjillëzimit të parë”.
Profesor Buonomo, i cili do të marrë detyrën nga 1 tetori 2023, "do të ushtrojë mandatin e tij në marrëveshje me Kancelarin e Madh dhe Eprorët e Seksionit për Ungjillëzimin e parë dhe Kishat e reja të veçanta pranë të Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin, të cilin e kryeson Papa.
At Inglot kryetar i ri i Komitetit të Shkencave Historike
At Marek Andrzej Inglot, S.I., është presidenti i ri i Komitetit Papnor për Shkenca Historike. At Inglot ka qenë deri tani profesor i rregullt në Fakultetin e Historisë dhe Trashëgimisë Kulturore të Kishës pranë Universitetit Papnor Gregoriana në Romë. Jezuiti polaku, është anëtar i Komitetit Papnor për Shkenca Historike që nga 17 Mars 2020.