Kërko

 Medaglia Commemorativa per il viaggio apostolico di Papa Francesco in Mongolia. Versione in bronzo patinato a mano Medaglia Commemorativa per il viaggio apostolico di Papa Francesco in Mongolia. Versione in bronzo patinato a mano

E gjithë Mongolia, në Medaljen përkujtimore të shtegtimit të Papës

Edhe në këtë shtegtim Papa Françesku do t’u dhurojë një medalje përkujtimore autoriteteve të Mongolisë, që do të takojë në vendin aziatik. Varianti në argjend do t’i dhurohet kryetarit të Parlamentit me një dhomë dhe kryeministrit.

R.SH. / Vatikan

Medalja, e krijuar nga Amalia Mistichelli bashkon, në një hapësirë ​​të kufizuar - diametri është 5 centimetra - monumentet dhe elementet më karakteristike të Mongolisë, duke formuar një kompozim të vetëm, të harmonishëm. Në anën kryesore të medaljes, si gjithnjë, shikojmë stemën  papnore me moton e Papës Françesku nën mburojë. Rreth e rrotull, mbishkrimi latinisht, “Franciscus Pontifex Maximus”.

Gjatë shtegtimit të 43-të apostolik të Papës Françesku në Mongoli, ndërmjet dhuratave që do t'u ofrohen autoriteteve, do të jenë edhe medaljet tradicionale përkujtimore, të prera për këtë rast.

Shkëmbimi i dhuratave ndërmjet të ftuarve dhe atyre që i përbujnë është  zakon shumë i lashtë. Akti i dhurimit, çast i rëndësishëm dhe pasqyrë e miqësisë ndërmjet popujve, është zakon që vjen ndër ne që nga shoqëritë primitive. E vijon edhe në këtë shtegtim të jashtëzakonshëm të Papës së Romës që së shpejti do të takohet me autoritetet e vendit, të cilin gatitet ta vizitojë: dhurata ka gjithmonë kuptime simbolike, që lidhen ngushtë me miqësinë dhe me paqen.

Medalja për udhëtimin në Mongoli

tre monete.
tre monete.

Medaljet për shtegtimin janë si prej argjendi, 80 copë, ashtu edhe prej bronzi, të patinuara me dorë, të prera në 1500 ekzemplarë. Të gjitha medaljet janë shtypur nga Avs - Alberti Visconti Senesi Manifattura Metalli.

Artistja, që i krijoi, quhet Amalia Mistichelli, po ajo që krijoi edhe medaljen për Ditën Botërore të Rinisë në Lisbonë. Me stilin e saj të pagabueshëm  arriti të bashkojë, në një hapësirë ​​të kufizuar – me diametër 5 centimetra - monumentet dhe elementet më karakteristike të Mongolisë, duke krijuar një pamje të vetme të harmonishme.

Linjat e vizatimit, të holla dhe të pastra, shtrihen përgjatë sipërfaqes së gjallëruar me  dritëhije, duke nxjerrë në pah thellësinë e atij, që duket si peizazh vërtet fantastik.

01 shtator 2023, 10:15