Kërko

Papa pret presidentin e Madagaskarit, ndër temat, lufta në Ukrainë

Pas takimit me Papën, kreu Madagaskarit Andry Nirina Rajoelina zhvilloi një bisedë me Imzot Miroslaw Wachowski, nënsekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet. Ndër temat e diskutuara, lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj globale

R. SH. / Vatikan

Papa priti sot në Vatikan Presidentin e republikës së Madagaskarit Andry Nirina Rajoelina, i cili pas audiencës me Atin e Shenjtë u takua me Imzot Miroslaw Wachowski, Nënsekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet. Gjatë bisedimeve të përzemërta, siç njofton Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, u vlerësuan " marrëdhëniet e mira dypalëshe, si dhe kontributi i Kishës Katolike në shumë sektorë të shoqërisë së Madagaskarit".

Lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj

Më tej, vijoi njoftimi për shtyp, iu kushtua vëmendje “çështjeve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj globale, situatat e krizës që prekin kontinentin afrikan dhe u fol për mundësinë e procedimit në studimin e hartimit të një Marrëveshja dypalëshe, si një shenjë e mëtejshme e bashkëpunimit të respektueshëm”.

17 gusht 2023, 13:21