Kërko

Josquin Desprez Josquin Desprez  

Më 27 gusht Radio Vatikani kujton Josquin Desprez

Në përvjetorin e vdekjes së kompozitorit franko-fiaming, Programet Muzikore të Radio Vatikanit ofrojnë një episod të "Domenica in Musica" (E Diela në Muzikë) me intervista të regjisorit Marco Zarrelli, autor i filmit për polifonistin e madh "Mjeshtri i notave”, dhe me drejtorin e korit, Walter Testolin.

R. SH. - Vatikan

I njohur si një kompozitor i madh, Josquin Desprez vdiq më 27 gusht 1521. në Condé sur L'Escaut, në veri të Francës. I vlerësuar dhe i respektuar, për pesë vjet edhe "Pontifical Cantore", domethënë, anëtar i asaj që sot quhet Kapela Papnore Sikstine. Në Itali njihej si Gioacchino d'Ascanio e ishte në shërbim të kardinalit Ascanio Sforza. Me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij, Programet Muzikore të Radio Vatikanit transmetojnë një program special, titulluar “E Diela në muzikë” nesër, e diel, 27 gusht, në orën 10.  Intervistohet regjisorin Marco Zarrelli, autor i filmit artistik "Mjeshtri i notave" - një dokumentar për polifonistin e madh, shfaqur për herë të parë në korrik, për t’u rikthyer në kinema në shtator - dhe për Walter Testolin, drejtor kori, një nga ekspertët më të mirë të Desprez.

"Mjeshtri i notave" në Vatikan: filmi dokumentar për Josquin Desprez

Desprez, artist që i dha hov  Rilindjes me muzikën e tij, është autor i rreth njëzet meshëve, duke përfshirë Missa de Beata Virgine dhe Missa Pange lingua, kompozuar sipas teknikave të ndryshme, nga njëqind motete, duke përfshirë Miserere dhe Virgo serena si dhe mbi 50 vepra vokale laike në frëngjisht dhe italisht, me tam të ndryshme, si Mille regretz dhe Scaramella shkon në luftë. Vepra e tij, me të gjitha format dhe teknikat e njohura ndërmjet shekujve 15 dhe 16, mund të quhet sintezë e kulturës muzikore, por ecje në rrugët evolucionare të polifonisë evropiane.

Testolin: Josquin, humanisti i parë i notave, ndryshoi muzikën e kohës  

I lindur ndërmjet viteve 1450 dhe 1455, ndoshta pranë San Quentin në Picardy, një territor i diskutueshëm ndërmjet Mbretërisë së Francës dhe Dukatit të Burgundisë, kompozitori udhëtoi shumë gjatë jetës së tij. Në vitin 1466 ai u birësua nga familja e xhaxhallarëve të tij Lebloitte, të cilët kishin pseudonimin e familjes Desprez, në Condé-sur-l'Escaut. Këngëtar në San Quentin, në bazilikën mbretërore, ndërmjet viteve 1477 dhe 1478, u zhvendos në kishën e Renato d'Angiò në Aix-en-Provence. Disa vite më vonë ishte në shërbim të oborrit milanez të Sforzas dhe më pas, në shpurën e kardinalit Ascanio Sforza. Pikërisht në periudhën kur është nën mbrojtjen e tij, nis veprimtarinë në Kapelën papnore në Romë. Pas disa udhëtimeve në Francë, ai u vendos për një periudhë të caktuar në Ferrara, në shërbim të Ercole I d'Este, për të cilin shkroi meshën Hercules dux Ferrarie. Pas vitit 1505 u zhvendos në Francë, por pa i ndërprerë shtegtimet, pjesë e rëndësishme e jetës dhe e muzikës së tij. Vdiq rreth pesëmbëdhjetë vjet më vonë, në të njëjtin qytet ku kishte kaluar fëmijërinë.

26 gusht 2023, 12:28