DBR: shtegtarët në Shën Pjetër, në Vatikan, mund të luten për të rinjtë
R.SH. / Vatican News
Gjatë gjithë Ditës Botërore të Rinisë, nga 1 deri në 6 gusht, shtegtarët që mbërrijnë në Vatikan e vizitojnë Bazilikën e Shën Pjetrit, do të ftohen të marrin pjesë në lutjen e përbashkët për të rinjtë e mbledhur në Lisbonë me Papën Françesku. Ftesa për të shoqëruar të rinjtë me lutjen e shtegtarit pranë Varrit të Pjetrit lidhet, në bashkëpunim me Dikasterin e Vatikanit për Laikët, Familjen dhe Jetën, me meshët që do të kremtohen në Bazilikën e Vatikanit dhe me Adhurimin Eukaristik çdo ditë, në Kapelën e të Shenjtnueshmit Sakrament, në krahun e djathtë të Bazilikës.
Oraret e adhurimit Eukaristik nisin nga fundi i Meshës së mëngjesit, që kremtohet në orën 8:30 tek e njëjta Kapelë, e vijojnë deri në orën 16.30, kur bëhet ripozicionimi.
Një njoftim me shkrim do t'ju kujtojë në hyrje të Kapelës takimin e veçantë të DBR-së për shtegtarët që hyjnë për Adhurimin, me udhëzime për të hyrë edhe në Faqen e Bazilikës së Shën Pjetrit kushtuar DBR-së dhe për t’i shkarkuar tekstet zyrtare të lutjes, në gjuhë të ndryshme.
Më poshtë, lutja:
Virgjër e Vizitës,
që hapat i shpejtove në mal
për ta takuar sa më shpejt Elizabetën,
tregona rrugën për të takuar dhe kë na pret
e t’i çojm Ungjillin e gjallë:
Jezu Krishtin, Birin tënd, Zotin tonë!
Do të shkojmë me nxit, pa habitje e vonesa,
shpejt e me gëzim.
Do të shkojmë të paqtë,
se kush sjell Krishtin, sjell paqen,
e "kush bën mirë",
“ndjehet mirë".
Virgjër e Vizitës…
Me Ty do të vazhdojmë këtë udhë takimi,
që bota jonë të gjejë vetveten
në vëllazëri, drejtësi e në paqe.
Ndihmona, Virgjëra e Vizitës,
ta çojmë Krishtin kudo,
duke iu bindur Atit, në dashurinë e Shpirtit!