Kërko

2023.07.24 S.E. la Signora Robinah Nabbanja, Primo Ministro di Uganda 2023.07.24 S.E. la Signora Robinah Nabbanja, Primo Ministro di Uganda

Sekretari i Vatikanit kardinali Parolin priti kryeministren e Ugandës

Kryeministrja e Ugandës, Zonja Robinah Nabbanja, pasi u prit dje në audiencë nga Papa Françesku, sot paradite u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, i shoqëruar nga Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare

R.SH. / Vatican News

Kryeministrja e Ugandës, Zonja Robinah Nabbanja, pasi u prit dje në audiencë nga Papa Françesku, sot paradite u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, i shoqëruar nga Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Kështu bën të ditur Zyra e Shtypit të Selisë së Shenjtë.

"Në qendër të bisedimeve të përzemërta, të zhvilluara në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, marrëdhëniet e mira midis Selisë së Shenjtë dhe Ugandës, u theksua roli që luan Kisha Katolike në vend. Takimi qe një rasti i mirë për të diskutuar çështje me interes të përbashkët dhe për të shkëmbyer mendime mbi situatën në rajon".

25 korrik 2023, 16:48