Kërko

Viaggio apostolico Panama GMG, Papa Francesco incontra i giovani volontari della GMG, 2019.01.27 Viaggio apostolico Panama GMG, Papa Francesco incontra i giovani volontari della GMG, 2019.01.27

Në prag të DBR-së, Papa takohet me të rinjtë përmes Popecast-it të ri

"Popecast-i", i realizuar nga media e Vatikanit, është gati, pak ditë para DBR-së. Përmes tij e nis Papa takimin me të rinjtë!

R.SH. / Vatican News

"Popecast-i” i parë ishte një gjë e padëgjuar për Papën Françesku, nësa mbushte dhjetë vjet papnie. Katër muaj pas 'Popecast'-it të parë, Papa Françesku rikthehet në lojë me një nga format më të përshtatshme të komunikimit për breznitë e reja: me podcast-in. "Podkasti? Po, tani më kujtohet!"- thotë - ndërsa në prag të Ditës Botërore të Rinisë në Lisbonë, takohet me të rinjtë përmes Popecast-it të ri, krijuar nga Salvatore Cernuzio, në bashkëpunim me stafin editorial të podcast-it.

Nuk është pyetje, as përgjigje klasike - shpjegon Vatican News - është dialog ideal në të cilin Papa dëgjon, përmes një kompjuteri të sjellë në Shtëpinë e Shën Martës, zërin e regjistruar të disa djemve dhe vajzave me origjinë dhe prejardhje të ndryshme, përfaqësues të brishtësisë, por edhe të krijimtarisë që karakterizon rininë e sotme. Të rinj që, pa e ditur qysh në fillim se zëri i tyre do të dëgjohej nga Papa, bisedojnë lirisht, rrëfejnë historinë e tyre, frikën dhe problemet, dëshirat dhe synimet. Papa Françesku u ofron të gjithëve një fjalë, gjithmonë ndryshe, ashtu si historia e të gjithëve është e ndryshme. Megjithatë, ai u jep të njëjtën porosi, u bën të njëjtën thirrje: “Përpara”. Gjithmonë përpara, edhe në gabime e në rënie, me sigurinë se ju shoqëron një Zot “ që i do çmendurisht të rinjtë”.

"Kisha është Kishë, kur është për udhë!  Përndryshe, është sekt fetar i mbyllur në vetvete. Sa herë që Kisha mbyllet në vetvete, aq herë përfundon keq". Kështu bisedon Papa Françesku në distancë me një grup të rinjsh, në sa afrohet Dita e dëshiruar Botërore e Rinisë.

Në këtë episod të ri të "Popecast", podkast i Vatican News, Papa i përgjigjet një mësueseje feje, zëdhënëse e kërkesave, madje edhe ankesave të të rinjve, si ato për një Kishë më transparente, më të modernizuar në metoda, më pranë popullit. “Shumë herë në Kishë ka ndeshje ndërmjet grupeve të vogla, njëri kundër tjetrit”, “kur ndryshimi kthehet në parti, kjo e vret unitetin”, ndërsa duhet të shkojmë përpara “në një rrugë uniteti, por në larmi”. “Jo të gjithë jemi të njëllojtë në Kishë, e kjo është madhështi” - pohon Papa Françesku.

Gjatë episodit, Papa Bergoglio u përgjigjet pyetjeve të shumë të rinjve, duke përfshirë dy të burgosur në bashkësinë Kayros - një rus dhe një rumun - të cilët flasin për përvojën e tyre me drejtësinë. "Ne vazhdojmë me suksese dhe me gabime - u thotë Papa duke i ftuar djemtë të reagojnë dhe të ngrihen përsëri në këmbë. "Jeta - përfundon - nuk mbytet nga gabimet. Gabimet tona shpesh na bëjnë të reflektojmë për të ecur përpara. E rëndësishme është të ecni gjithmonë përpara, jo të tërhiqeni. Nëse u rrëzova, duhet të ngrihem. Kjo është rruga për ne të gjithë. Të gjithë  kemi pasur rënie në jetë. Guxoni dhe vazhdoni djema, e shoh që reagoni mirë. Guxim! Mos kini frikë të ëndërroni...Po, ëndrrat janë ëndrra, por edhe farë shprese, shtegtimi, e force për të ecur përpara”.

25 korrik 2023, 11:52