Kërko

GREECE-FIRE-ENVIRONMENT-CLIMATE-WEATHER GREECE-FIRE-ENVIRONMENT-CLIMATE-WEATHER

Papa është thellësisht i shqetësuar për zjarret e përhapura në Greqi

Papa Françesku "është thellësisht i shqetësuar" nga "kërcënimi për jetën dhe dëmet që po shkaktojnë zjarret, të cilat vijojnë të përhapen në pjesë të ndryshme të Greqisë dhe më gjerë, pas valës së vijueshme të të nxehtit që po prek shumë vende evropiane".

R.SH. / Vatican News

Papa Françesku "është thellësisht i shqetësuar" nga "kërcënimi për jetën dhe dëmet që po shkaktojnë zjarret, të cilat vijojnë të përhapen në pjesë të ndryshme të Greqisë dhe më gjerë, pas valës së vijueshme të të nxehtit që po prek shumë vende evropiane".  Telegram i Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Parolin, Greqisë.

Një telegram ngushëllimi për dëmet e shkaktuara nga zjarret në Greqi. Ky, teksti, që Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin ia dërgoi - në emër të Papës - Imzot Petros Stefanou, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Greqisë,

Papa Françesku “i siguron të gjithë të prekurit për afërsinë e tij shpirtërore dhe lutet në mënyrë të veçantë që Zoti i Plotfuqishëm t’i bekojë përpjekjet e zjarrfikësve dhe të personelit të urgjencës për ta luftuar këtë situatë të rrezikshme”.

Papa shpreson gjithashtu se "rreziqet për shtëpinë tonë të përbashkët, të shpeshuara nga kriza aktuale klimatike, do t'i nxisin të gjithë njerëzit t’i përtërijnë përpjekjet dhe kujdesin e tyre për dhuratën e krijimit, për të mirën e brezave të ardhshëm".

28 korrik 2023, 16:42