Papa Françesku themelon Fondacionin Van Thuân
R.SH. / Vatican News
Rescriptum me të cilin Papa ka vendosur - në përputhje me kan. 120 - par. 1 i Kodit të së Drejtës Kanonike të Kishës - shuarjen e fondacioneve “Samaritani Mirë” dhe “Drejtësi e Paqe” , duke krijuar në vend të tyre fondacionin “Van Thuân”, që mban emrin e kardinalit vietnamez që ndërroi jetë në vitin 2002, i cili nga viti 1998 deri në vdekjen e tij ishte president i Këshillit Papnor Drejtësi e Paqe të atëhershëm, por më parë akoma qe burgosur për 13 vjet nga regjimi komunist i Vietnamit, për të cilin po bëhet procesi kakonik i Kishës për lumturimin.
Në dokumentin e Papës, miratuar në audiencën e 3 korrikut me kardinalin Michael Czerny, president i Dikasterit të Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, Ati i Shenjtë Françesku përcakton gjithashtu se, në pritje të nxjerrjes së statutit të ri, "strukturat e Fondacionit "Samaritan i Mirë" dhe "Drejtësi dhe Paqe" do të rishqyrtohen - do të rilexohen – thuhen në dokumentin papnor – në dritën e themelimit të Fondacionit Van Thuân".