Papa Françesku pret presidentin e Kubës Canel Bermúdez
R.SH. - Vatikan
“Sot paradite, në ambientet e sallës Pali VI, në Vatikan, Ati i Shenjtë Françesku priti në audiencë Presidentin e Republikës së Kubës, Miguel Díaz-Canel Bermúdez, i cili u takua edheSekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin”. Kështu njofton zyra e Shtypit të Selisë së Shenjtë.
Presidenti i Kubës, vijon njoftimi i zyrës së shtypit të Vatikanit, "u takua me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga Imzot Daniel Pacho, Nënsekretar për Sektorin Shumëpalësh të Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare pranë Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit. Gjatë takimit u fol për rëndësinë e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Kubës, duke kujtuar edhe vizitën historike të Shën Gjon Palit II në vitin 1998, që sivjet shënon 25 vjetorin.
Më pas u fol për situatën në vend dhe për kontributin që ofron Kisha katolike vendore, veçanërisht në sektorët e bamirësisë. Në vazhdim të bisedës u prekën edhe disa tema ndërkombëtare me interes të përbashkët dhe u theksua rëndësia e vazhdimit të angazhimit për të favorizuar gjithmonë të mirën e përbashkët”.