Kërko

Papa do të kryesojë Meshën e Solemnitetit të Shën Pjetrit e Palit

Papa do të kryesojë Meshën e Shenjtë me rastin e solemnitetit të shenjtorëve Pjetër dhe Pal, e cila do të mbahet më 29 qershor në orën 9.30 në Kapelën Papnore në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Kështu njofton zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë. Paraditen e sotme Papa priti në audiencë kardinalin Angelo De Donatis, Vikar i Përgjithshëm i Shenjtërisë së Tij për Dioqezën e Romës, me anëtarët e Këshillit Episkopal.

R.SH. – Vatikan

Papa Françesku do të kryesojë Meshën e Shenjtë me rastin e solemnitetit të shenjtorëve Pjetër dhe Pal, e cila do të mbahet më 29 qershor në orën 9.30 në Kapelën Papnore në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, me vënien e Palios mbi supe të ipeshkvijve metropolitë.

Kështu, gjatë kremtimit të Meshës, në festën e Shën Pjetrit e Palit Apostuj,  Papa do të bekojë dhe do t’u japë simbolin e 'Palios' kryeipeshkvijve të rinj metropolitë, nga vende të ndryshme të botës. Është fjala për bashkëkremtimin liturgjik të Eukaristisë të kryeipeshkvijve të ri metropolitë me Papën, e gjatë kremtimit të liturgjisë, do të jetë edhe ri tradicional i liturgjisë papnore, riti i bekimit dhe dorëzimit të palios. Palio, një lloj shalli i bardhë, që i vihet mbi supe çdo kryeipeshkvi metropolit, është një shenjë e lashtë, sidomos në Perëndim, ku ka qenë karakteristike për papën. Kështu njofton zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.

Paraditen e sotme Papa priti në audiencë kardinalin Angelo De Donatis, Vikar i Përgjithshëm i Shenjtërisë së Tij për Dioqezën e Romës, me anëtarët e Këshillit Episkopal.

05 qershor 2023, 12:14