Kërko

 San Pietro San Pietro

Emërohet kryetari i ri i Agjencisë së Vlerësimit të Universiteteve Kishtare

Papa emëron meshtarin spanjoll Armand Puig i Tàrrech, rektor i Ateneut Universitar Sant Pacià, në Barcelonë

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku emëroi meshtarin Armand Puig i Tàrrech, rektor i Ateneut Universitar Sant Pacià, në Barcelonë, kryetar të Agjencisë së Selisë së Shenjtë për Vlerësimin dhe Promovimin e Cilësisë së Universiteteve dhe Fakulteteve Kishtare.

I lindur në La Selva del Camp, Spanjë, më 9 mars 1953, u shugurua më 25 prill 1981 për Kryedioqezën e Tarragonës. U diplomua në Shkrimet e Shenjta nga Instituti Biblik Papnor në Romë. Më pas mori doktoraturën në të njëjtën disiplinë nga Komisioni Biblik Papnor. Dha mësim në fakultete dhe institute të ndryshme teologjike. Ndërmjet tjerash, ishte dekan i Fakultetit të Teologjisë de Catalunya dhe aktualisht, rektor i Universitetit Sant Pacià, në Barcelonë.

05 qershor 2023, 16:54