Kërko

I fedeli in Piazza San Pietro I fedeli in Piazza San Pietro

Atë Occhetta: "Artistë e dëshmitarë, së bashku për të rikujtuar ftesën e Papës për vëllazëri"

Sekretari i përgjithshëm i Fondacionit Fratelli Tutti flet për përgatitjet me rastin e Takimit Botëror kushtuar Vëllazërisë Njerëzore, i cili do të mbahet më 10 qershor, në Sheshin e Shën Pjetrit. Takimi, që do arrijë kulmin me një deklaratë të përbashkët, u paraqit sot, në Sallën e Shtypit të Vatikanit, ku do të shohim 33 fitues të Çmimit Nobel pranë Papës: "Dita është fryt i shumë bashkëpunimit falas dhe do të përfundojë me një deklaratë të përbashkët"

R.SH. / Vatikan

Qëllimi është të mbështesim vëllazërinë, parë si vlerë kyçe për jetën shoqërore. E për ta realizuar këtë, Fondacioni Fratelli Tutti do të organizojë një ditë, planifikuar për datën 10 qershor në Sheshin e Shën Pjetrit me titull #NotAlone. “Duam t'ia drejtojmë botës këtë thirrje” - pohon sekretari i përgjithshëm i Fondacionit, Atë Francesco Occhetta, duke nënvizuar se askush nuk e priste radhitjen e 33 çmimeve Nobel përkrah Papës Françesku. Do të ketë edhe artistë, dëshmitarë dhe përfaqësues të kategorive të ndryshme shoqërore, për t’i hapur rrugën kësaj thirrjeje.

Do ta bëjnë këtë në formë ballafaqimi, që do të fillojë në mëngjes, me pjesëmarrjen e të rinjve dhe të shoqatave të ndryshme: “Ata do të diskutojnë me njëri-tjetrin për të kuptuar se çfarë lloj bote duam ta bazojmë mbi vëllazërinë” - shton jezuiti duke shpjeguar metodën e  përdorur muajt e fundit nga realiteti i Vatikanit, udhëhequr nga kardinali Mauro Gambetti, kryeprift i Bazilikës së Shën Pjetrit,  me cilësinë e presidentit.

Dëgjim i realiteteve të ndryshme

 Ajo që ka më shumë rëndësi, është përpjekja për të dëgjuar realitete të ndryshme - duke filluar nga të rinjtë që shprehën të parët nevojën - për çështjet më urgjente të kohës sonë, siç ndodhi në kontekstin e udhëtimeve jubilare-sinodale të organizuara në të kaluarën. «Enciklika Fratelli Tutti po u flet njerëzve vullnetmirë edhe përtej Kishës” - vëren Atë Occhetta. Mesazhi është “vëllazëri do të thotë të rilindesh përkrah dikujt tjetër": vlerë që sot është jo vetëm e dobishme, por edhe e përshtatshme e për këtë arsye ia vlen të vendoset sërish në qendër të hapësirës publike. “Ne e dimë mirë se alternativa është konflikti dhe lufta” - nënvizon rregulltari, i cili rithekson:

“Vëllazëria është zgjedhje shpirtërore brenda Kishës. Në Bibël drejtësi do të thotë të rikrijosh gjithçka është thyer në marrëdhëniet njerëzore, politike dhe shoqërore, për të kërkuar harmoni të re”.

  Mesazhi mbi të gjitha na kujton se vëllazëri "do të thotë të rilindesh përkrah dikujt tjetër": vlerë që sot jo vetëm është e dobishme, por edhe e përshtatshme dhe për këtë arsye ia vlen të vendoset sërish në qendër të hapësirës publike.

“E dimë mirë se alternativa është konflikti dhe lufta, nënvizon rregulltari, i cili rithekson: vëllazëria është zgjedhje shpirtërore brenda Kishës. Drejtësi në Bibël do të thotë të rikompozosh gjithçka është thyer në marrëdhëniet njerëzore, politike dhe shoqërore, për të kërkuar harmoni të re”.

06 qershor 2023, 08:33