Kërko

Vatikani: me turizëm masiv mund të humbasë identiteti

Turizëm “të qëndrueshëm” dhe “të përgjegjshëm”, në të cilin ka vend edhe për "mikpritjen e krishterë". Këtë uron Dikasteri i Vatikanit për Ungjillizimin në Mesazhin me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, që do të kremtohet më 27 shtator

R.SH. - Vatikan

Në veçanti Imzot Rino Fisichella, Pro-Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin, nënvizon se “Kisha e ka njohur gjithnjë vlerën dhe rëndësinë  e artit e të kulturës. E edhe i ka mbrojtur, sepse arti e kultura na ndihmojnë ta njohim Zotin dhe t’i mbajmë gjallë rrënjët tona të krishtera”. Udha e bukurisë është pjesë përbërëse e misionit tonë, shpalljes së Ungjillit, si edhe e lartimit shpirtëror të besimtarëve. Ndaj është e nevojshme që investimet të mos kenë në qendër të vëmendjes vetëm turizmin masiv, i cili mund të bëhet mjet i humbjes së identitetit kulturor dhe fetar - shkruan Imzot Fisichela në Mesazh - Përkundrazi, është e nevojshme që, ndërsa investimet përqendrohen në infrastrukturë, të mbrohet dinjiteti i të gjithë punëtorëve në sektorin e turizmit, në mënyrë që të ndihmojë në rritjen e cilësisë së punës së tyre e të vetë turizmit. Në emër të bukurisë së krijuar nga Zoti, për të shpëtuar botën!

26 maj 2023, 16:47