Kërko

Porta e Shën Anës, në hyrje të Vatikanit Porta e Shën Anës, në hyrje të Vatikanit 

Vatikan: makina kalon me forcë Portën e Shën Anës. Arrestohet 40-vjeçari

Mbrëmë, pak pas orës 20:00, një makinë hyri me shpejtësi të madhe në Vatikan, duke i kapërcyer me forcë dy postblloqet: të Gardës Zvicerane dhe të Xhandarmërisë. Në përpjekjen për ta ndaluar mjetin, inspektori i Xhandarmërisë qëlloi me pistoletë në drejtim të gomave të përparme. Sapo mbërriti në Oborrin e Shën Damasit, burri u bllokua, u arrestua dhe iu nënshtrua menjëherë kontrolleve mjekësore. Ishte i trazuar rëndë. Tani ndodhet në një qeli, në kazermën e Xhandarmërisë

R. SH. - Vatikan

Vatikan: makina shpërthen Portën e Shën Anës. Arrestohet 40-vjeçari

Një burrë, në timon të një makine, hyri me shpejtësi e, duke kaluar nëpër Portën e Shën Anës në Vatikan, mbërriti deri në Oborrin e Shën Damasit, ku u bllokua nga xhandarët. Ngjarja, që ndodhi mbrëmë, më 18 maj, u njoftua nga Salla e Shtypit e Vatikanit, e cila sqaron: “Sonte, pas orës 20.00, një makinë kapërceu hyrjen e Shën Anës, në Vatikan. Pavarësisht nga qëndrimi i Gardës Papnore zvicerane, që e pengoi hyrjen pa autorizimet përkatëse, makina doli përkohësisht nga hyrja e, pasi manovroi, u kthye me shpejtësi të madhe, duke kapërcyer me forcë dy pikat e kontrollit: të Gardës Zvicerane dhe të Korpusit të Xhandarmërisë së Shtetit të Qytetit të Vatikanit”.

“Në përpjekjen për ta ndaluar makinën - vijon njoftimi për shtyp - inspektori i Xhandarmërisë, roje tek porta, qëlloi me pistoletë në drejtim të gomave të përparme të mjetit. Pavarësisht nga goditja në pjesën e përparme të parafangos, makina vazhdoi vrapin. Pasi kodi i alarmit u transmetua me shpejtësi përmes radios, dhoma e rojeve mbylli Portën e Madhe të kalimit në pjesën e pasme të Bazilikës së Shën Pjetrit, në Kopshtet e Vatikanit dhe në Sheshin e Shën Martës".

Ndërkohë, makina mbërriti në oborrin e Shën Damasit: “Shoferi, që doli vetë jashtë, u bllokua dhe u arrestua nga roja e xhandarmërisë” - shpjegon nota. Burri, rreth 40 vjeç, iu nënshtrua menjëherë një vizite nga mjekët e Drejtorisë së Shëndetit dhe Higjienës të Shtetit të Vatikanit, të cilët konstatuan një gjendje të rëndë të alterimit psikofizik. Aktualisht  burri “është në një qeli burgu në mjediset e reja të Kazermës së Xhandarmërisë, në dispozicion të organeve të drejtësisë”.

19 maj 2023, 11:36