Festa e Ngjitjes së Krishtit në Qiell, Papa: t’i çojmë para Zotit vuajtjet e botës
R.SH. - Vatikan
"Jezusi shkon tek Ati për të ndërmjetësuar në favorin tonë, për t'i paraqitur Atij njerëzimin tonë. Kështu, para syve të Atit, janë dhe do të jenë gjithmonë, me njerëzimin e Jezusit, jetët tona, shpresat tona, plagët tona. #TëNgjituriteZotitnëQiell”. Kështu shkruan Papa Françesku në një tweet, sot më 18 maj, në festën e Të Ngjiturit të Jezusit në Qiell
Kisha katolike e ritit romak, kremton sot Ngjitjen e Jezu Krishtit Zot në qiell, domethënë kthimin e Krishtit tek Ati. Ungjilli i Lukës në kreun 24 (krh 24, 46-53)flet për çastin kur Krishti i Ngjallur iu duk për herë të fundit dishepujve. Para arritjes së kulmit! U Ngjit në qiell, që ne ta dëshmojmë edhe në Besojmë: “Në të tretën ditë u ngjit në qiell, rri në anë të djathtë të Tënzot”.
Ngjarje e madhe - e pati quajtur Papa solemnitetin e të Shelbuemit gjatë lutjen mariane të Mbretëreshës Qiellore, kremtuar më 29 maj 2022, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, - duke shpjeguar edhe “si duhet ta kuptojmë?”.
Me atë rast Ati i Shenjtë Bergoglio kujtoi se: “Duke u Ngjitur në qiell, Shpirti Shenjt e bën Jezusin të pranishëm në ne, përtej të gjitha pengesave të kohës e të hapësirës, e ne, na bënë dëshmitarë të tij në botë. Kështu, se edhe ne duhet të ndërmjetësojmë për të tjerët, tha Papa, domethënë duhet të lutemi për ta e t’i bekojmë jetët e tyre, jo t’i shfrytëzojmë për interesat tona!