Kërko

 Il patriarca siro cattolico Ignace Youssif III Younan con la statua di Sant Efrem  Il patriarca siro cattolico Ignace Youssif III Younan con la statua di Sant Efrem 

Patriku ortodoks sirian viziton Jeruzalemin, pas 60 vitesh

Ignatius Efrem II, për vizitë në Jeruzalem, u takua me përfaqësuesit e kishave të tjera të krishtera. Është vizita e parë e një patriku të kësaj kishe ortodokse pas Luftës Gjashtëditore të vitit 1967. E, për Kryepeshkopin Mor Anthimos Jack Jakoub, vikar patriarkal i rajonit, rrethanë historike

R.SH. / Vatikan

Më 4 maj, patriku ortodoks sirian Ingazio Efrem II Karim shkoi për vizitë në Tokën  Shenjte. Hera e parë gjatë 60 vjetëve. E edhe vizita e parë në Jeruzalem e një patriku të Kishës Ortodokse pas Luftës Gjashtëditore të vitit 1967.

I shoqëruar nga një delegacion peshkopësh dhe priftërinjsh, Patriku mori pjesë në një procesion në manastirin e Shën Markut, në Jeruzalem, ku u prit nga murgjërit, priftërinjtë dhe diakonët e ku drejtoi lutjet dhe bekoi besimtarët e mbledhur.

Më pas vizitoi Portën e Jaff-ës në Qytetin e Vjetër dhe u prit nga përfaqësues të Kishave të Krishtera të Tokës së Shenjtë, duke përfshirë Vikarin Patriarkal për Jeruzalemin, Jordaninë dhe Tokën Shenjte, Kryepeshkopin Mor Anthimos Jack Yakoub, i cili mbajti një fjalim mirëseardhjeje drejtuar gjithë delegacionit. Prelati nënvizoi rëndësinë e vizitës së patrikut në Jeruzalem, duke e cilësuar ngjarje historike.

Patriku Ignatius Efrem II shkoi, më pas, për të vizituar Bazilikën e Varrit të Shenjtë, ku u lut mbi Varrin e Krishtit e edhe Kishën e Shenjtorëve Nikodemi e Jozefi, ku drejtoi lutje dhe bekoi besimtarët.

08 maj 2023, 13:51